Nga Uthman bin Beshir transmetohet se Profeti (a.s)ka thënë: ”Shembulli i atij që i ruhet kufijve të Allahut dhe atij që i kalon ato është si shembulli i një grupi njerëzish të hipur në një anije. Disa prej tyre u ra për pjesë të jenë sipër e disa të jenë poshtë saj. Ata që ishin poshtë, kur donin të pinin ujë, u duhej të kalonin nga ata që ishin lart. U menduan e thanë: ”Sikur ne, në pjesën tonë, këtu poshtë, të bëjmë një vrimë, nuk i bezdisim ata që janë lart.” Nëse do të liheshin të bënin atë që donin, do të mbyteshin të tërë e nëse do t’i pengonin, do të shpëtonin të tërë.” (Transmeton Buhariu)
Ç’qëndrim do të mbaje po të shihje dikë që dëshiron të rrënojë një ndërtesë për të cilën je lodhur për ta ndërtuar dhe për ta ngritur ke shpenzuar tërë mundin dhe pasurinë që ke pasur? Cili do të ishte veprimi yt, kur të shikojë një dorë mëkatare që shkul me gjithë rrënjë një prej filizave që ti ke mbjellë, duke mos provuar frytet për të cilat ke menduar qëkur e ke mbjellë, i je përkushtuar duke e ujitur e ruajtur? Kjo, pra, është gjëma dhe fatkeqësia më e madhe që kërcënon qenien,shumë ndërtesa që ne ndërtojmë dhe shumë pemë që mbjellim. Nëse rrënimi i një ndërtese të madhe të mermertë tund zemrat tona, na zemëron dhe shkakton reagim tek ne, a nuk na lëviz kjo zemër kur shohim kështjella të rrënohen apo janë afër rrënimit? Ato janëngritur lart, janë bërë tepër të vlefshme dhe kanë zënë vend te ne, sepse nuk janë ndërtuar me gurë, por me diçka që është më e shtrenjtë se floriri dhe Xhevahiret, janë ngritur me ndjenjat e njerëzve dhe dashuritë e zemrave, janë ngritur me lidhjen e shenjtë që ia ka dhënë bekimin Krijuesi i qiejve dhe i tokës. Lidhur për këtë Ai thotë:[Kuran a=”7-El-A’raf:189″]
Besoj se e keni të qartë tani se cila është kjo kështjellë e kërcënuar me rreziqe. Është kështjella e familjes, që për hir të saj u ngritën themele, u vunë gurët një mbi një, u ndërtuan shtëpi dhe u populluan kala. Gjendja e shumë familjeve sot është për të ardhur keq. Ngrihen, pastaj rrënohen. Që para rrënimit fillojnë të duken shenjat e ndryshkut dhe të rrezikut.
Këto familje, me tërë sfidat që i rrethojnë, nuk janë më ndërtesa apo pemë me rrënjë të forta, të futura thellë në tokë, por janë kthyer në anije që dallgët e mëdha i përplasin sa andej-këtej, përulen përballë furtunave e shpesh herë ndodh që ndonjë dallgë e dhunshme ta çojë në fund të detit.
Njerëzit në anije ndoshta nuk e dinë se ç’rreziqe u kanosen dhe as nuk marrin masat e nevojshme mbrojtëse. Kur atyre u kanoset rreziku, zemrat u ngrijnë dhenga goja e tyre dalin klithma e vaje. Më keq akoma do të ishte që rreziku, që i kanoset anijes,të mos ishte prej shtrëngatave që e kërcënojnë nga jashtë, por nga vetë njerëzit që kanë hipur mbi të, nga njerëzit kapriçiozë e që nuk i mendojnë gjatë pasojat e veprimeve.
A mundet që ndonjëri prej pasagjerëve të anijes, duke qenë dhe vetë në këtë anije, të bëjë ndonjë veprim që të shkaktojë rrezik? Mund të ndodhë edhe kjo. Është tepër e çuditshme por gjendja e shumë familjeve dhe shoqërive është një e vërtetë që dhemb.
Profeti (a.s),të cilin Allahu e dërgoi mëshirë për njerëzimin, na ka dhënë një shembull me hadithin e përmendur më sipër. Le t’i kthehemi edhe një herë e të kujtojmë shprehjen: “Nëse bëjmë një vrimë në pjesën tonë.”.
Me të vërtetë që anija është vendi i tyre dhe asnjë nuk ka të drejtë të kundërshtojë apo të ndërhyjë në punët e tyre, përderisa nuk kanë cenuar pjesën e dikujt tjetër.
Kjo në të vërtetë është një thirrje për dëmsjellësit në çdo kohë e vend, thirrje për dritëshkurtrit dhe mendjelehtit, thirrje e atij që egoizmi e ka sunduar deri në atë pikë sa i janë mbyllur sytë.
A nuk e kuptojnë ata se dëmtojnë veten kështu si sillen dhe se këto veprime mund të çojnë në prishjen e anijes duke i hedhur ata në fund të detit?
Madje edhe të tjerët do të kenë të njëjtin fat, sepse të tërë janë pasagjerë të së njëjtës anije. Ata mund të shpëtojnë vetëm nëse e ndalojnë këtë çmenduri, të ndalojnë dëmsjellësit. Nëse nuk e pranojnë këshillën me të butë, ashpërsia me këta është mëshirë, ngutja në parandalimin e tyre është urtësi.
Le t’i kthehemi realitetit të disa familjeve në këto kohë. Ato në të vërtetë janë anije që çajnë detin e një shoqërie që lundron me dallgë të furishme. Patjetër që kapiteni i anijes duhet të jetë i vëmendshëm dhe i kujdesshëm që të arrijë i sigurt në breg.
Patjetër që ai duhet të kontrollojë gjendjen e pasagjerëve të kësaj anijeje, se çfarë bëjnë, që asnjëri prej tyre të mos dëmtojë anijen.
Burri është kapiteni i anijes dhe gruaja është ndihmësja e tij për kryerjen e misionit, syri i tij ndaj atyre që ka nën vete dhe fëmijët, qofshin të mëdhenj apo të vegjël, duhet të jetë gjithmonëi hapur. Të gjithë janë pasagjerë të këtij udhëtimi dhe secili ka vendin e tij në anije. Rreziku, i cili mund të dëmtojë e
fundosë anijen, mund të vijë nga anë të ndryshme; konflikti mes bashkëshortëve, përkushtimi i secilit me punë të jashtme dhe marrëdhëniet me të tjerët.
Dashje pa dashje, hiqet dorë nga misioni i tij themelor në edukimin e fëmijëve, duke i përballur këta me humbjen dhe duke i larguar nga dashuria e përkujdesja, apo duke e lënë përkujdesjen e fëmijëve në dorën e ndonjë shërbëtoreje, e cila bëhet shembulli i tyre në jetë, sepse ata e kanë humbur udhëheqjen e tyre të vërtetë.
Këto rreziqe çojnë në një rezultat shkatërrues,që është dëmtimi i anijes së familjes dhe mund të çojë në mbytjen e saj. Ky problem ka si shkak kryesor vetëm një gjë, moskuptimin e përgjegjësisë, mos vëmendjen ndaj pasojave, si dhe egoizmin në veprime.
Duam të përqendrohemi në çështjen e indiferencës dhe mos interesimit të prindërve, të cilët duke mos i kontrolluar dhe duke mos u kujdesur për atë përgjegjësi që Allahu na e la, i lënë ata të lirë. Kjo rrugë do të çojë në humbjen e fëmijës, pasi ata mund të përfshihen në një shoqëri të keqe.
Fëmijët, nëse humbin orientimin, nuk mund të jenë të qetë në anijen e familjes, sepse ata, më këtë humbje, do të vërsulen si të egër e do të bëjnë ndonjë vrimë në anije. Kjo vrimë do të vazhdojë të zgjerohet e të përhapet derisa anija të mbytet me tërë pasagjerët.
Kapiteni i anijes është i zënë me komandimin e saj,nuk di se ç’do të ndodhë me të dhe gruaja,e cila duhet të jetë ndihmësja, mbështetësja dhe rojtarja e ndershme, është e zënë me punët më të pavlera, me shoqet e saj apo fqinjët, duke u përkujdesur për formën e vet apo do të jetë duke vrapuar pas ndonjë mirazhi të rremë që përfaqësojnë pjesë te kësaj bote.
Ai që shkaktoi çarjen e anijes nuk është vetëm ndonjëri prej fëmijëve, por edhe prindërit mund të bëjnë këtë veprim, ku secili prej tyre, me indiferencën e vet, ia lehtësoi fëmijës krimin e vet, madje ata kanë marrë pjesë bashkë me të, por pa e ditur.
A do të mund të mbysë një i mençur një anije, duke qenë vetë kapiteni i saj?
Babai dhe nëna në shtëpi, secili prej tyre është përgjegjës për mbrojtjen e anijes së familjes, sigurinë e pasagjerëve të saj dhe përkujdesjen për ta.
Këtë e vërteton edhe thënia e Profetit (a.s): ”Burri është kujdestar në familjen e tij dhe ai është përgjegjës për ata që ka nën vete. Edhe gruaja është kujdestare e shtëpisë dhe përgjegjëse për ata që ka nën vete. (Transmeton Buhariu)
Nëse do të shohim realitetin e shumë familjeve sot, do të gjejmë se prindërit përkujdesen deri në pafundësi për shëndetin fizik të fëmijëve të tyre.
Nëse ndonjëri prej tyre sëmuret, prindërit rendin ta mjekojnë dhe shqetësimi e frika do t’i pushtojë. Por, nëse ky fëmijë preket nga ndonjë ”sëmundje” në edukatën, moralin e sjelljen e tij, kur zemra e tij nxihet me mëkate,prindërit nuk e vrasin mendjen për këtë, madje nuk e ndiejnë fare. Secili prej tyre merret me veten, nuk interesohet e nuk e di rrezikun e këtij mëkati.
Fëmijët janë pasuria më e madhe,e ardhmja e një shoqërie e patjetër që ata duhet të jenë të përgatitur e të “veshur” me edukatë të mirë, zemrat e tyre duhet të ushqehen me besim dhe përgjegjësi. Prindërit janë personat e parë që u ngarkohet kjo përgjegjësi. Nëse merren me gjëra të tjera, fëmija gjatë rritjes do të ndiejë uri për këtë ushqim, do të jetë i ekspozuar ndaj epidemive që shkatërrojnë moralin e tij dhe e çojnë drejt trishtimit, do të jetë kazmë shkatërruese jo vetëm brenda familjes së tij, por edhe jashtë saj.
Nëse do të rritet jetim, pa babain si edukator dhe pa nënën e dhembshur, ky fëmijë do të humbasë në udhëkryqet e jetës. Ndoshta ndonjë prej të afërmve të tij do të kujdeset për edukimin etij. Kur prindërit e tij ekzistojnë, ai do të jetë akoma më i humbur se jetimët.
Disa prindër qëndrojnë indiferentë ndaj edukimit të fëmijës. Mendojnë se janë të vegjël dhe se ka kohë për t’ua mësuar të vërtetat e jetës. Duhet pak nga pak që në gusht nga një grusht, që pastaj prodhimi të jetë i mbarë dhe ti të mos kesh frikë ngricat e dimrit.
Kur ata rriten e bëhen të fuqishëm,i drejtohen udhës së gabuar, lënë detyrat, qofshin edhe ato fetare, janë dembelë ndaj tyre. Rreth tyre janë mbledhur shokë të këqij që i këshillojnë se si të veprojnë. Në këtë kohë babai dëshiron të drejtojë këtë shtrembërim,duke menduar se me një fjalë apo paralajmërim do të mundë të kthejë ujin në rrjedhën e vet, por ai përballet me një realitet të hidhur dhe befasohet me vendosmërinë e fëmijës.
Të vjen keq kur dëgjon fjalët e trishtuara të tij: “Ç’të bëj? E kam urdhëruar disa herë djalin tim për t’u falur, por nuk bindet, e kam qortuar për veprimet e tij, por nuk pranon. Kam dashur ta ndreq, por ai gati sa nuk thyhet fare. Kam bërë ç’kam për detyrë për ta këshilluar, kështuqë s’kam më përgjegjësi.”
Jo,o baba i mençur,ti je ai që duhet të qortohesh më shumë. Humbja e fëmijës tënde nuk ka ndodhur brenda një dite apo nate. Ajo është rezultat e i një indiference prej vitesh, humbje e përgjegjësisësë Krijuesit të tokës e qiejve. A s’i ke dëgjuar fjalët e poetit: ”Fëmija ynë i dashur rritet mes nesh, ashtu siç e ka mësuar i ati.”
Ta dish, se fëmija 1ind si një faqe e bardhë, me gatishmëri të plotë për të qenë shembull i pastër në jetë, i drejtuar me natyrën e tij drejt besimit. Ai i merr besëtytnitë e besimin, zakonet dhe sjelljet nga ato që sheh dhe edukohet në shtëpi e jashtë saj. Çdo enë atë që ka brenda, derdh.
Fëmija është si filizi i njomë, që patjetër duhet të ujitet e të ruhet. Nëse bujku do të mjaftohej vetëm me ujitjen e tij, duke mos i siguruar mbrojtje nga fatkeqësitë dhe shtrëngatat, duke mos e ruajtur nga rreziqet, ai filiz do të kthehet në një degë të thatë që erërat e hedhin andej-këtej.
Ti o baba lodhesh dhe punon që fëmijë vetë tu t’u sigurosh një jetë të ndershme, por ti, në kulmin e punëve të tua, harron qëllimin kryesor për të cilin je lodhur, sikurse bujku, i cili kalon ditën duke kërkuar ujë e kur e gjen atë, e mbart për të ujitur filizat e tij, por befasohet kur i gjen të shtrira përtokë, të shkulura nga rrënjët dhe të shpërndara sa andej këtej.
Tregohet per një prind që mezi përmbahej nga të qarat e që tregoi historinë e djalit të tij. Me të nuk kishte pasur kohë të merrej, se gjithmonë kishte qenë i zënë me punët dhe tregtinë e tij. Ai e kishte vënë re se i biri kthehej vonë në shtëpi, por nuk i kishte kushtuar vëmendje. Një natë ai ishte vonuar shumë dhe i ati ishte shqetësuar. Kur trokiti dera, ai pa djalin e tij që lëkundej e anohej ngadoza e drogës që kishte marrë. Kjo ishte një befasie madhe, që e bëri këtë baba të qante me dënesë. Zemra i digjej nga pendimi dhe keqardhja për djalin e tij të ri, shpresën e së ardhmes.
Sigurisht që ky fëmijë e kishte çarë anijen e familjes nga mungesa e vëmendjes së kapitenit të saj. Në momentin kur mbi të ra fatkeqësia dhe anija rrezikohej që të mbytej, kapiteni vjen që të kërkojë ndihmë për shpëtim.
Por ky djalë nuk ishte shkaktari i vetëm që solli çarjen e anijes. Me të ka marrë pjesë edhe i ati me pakujdesinë e tij, mori pjesë me të kur ia lehtësoi shkaqet e humbjes, kur mbylli një sy ndaj tij dhe nuk i hodhi sytë nga ai me ruajtje e përkujdesje.
Ky baba, siç njoftoi, nuk i refuzonte asnjë kërkesë të birit, duke shpresuar ta kënaqte. I kishte blerë makinë dhe i jepte para pa llogari, dhe nuk i shihte veprimet e dyshimta të tij. Përfundimi ishte pikërisht kjo humbje që u rrite u ndez nga derdhja e parave, vrulli i rinisë, koha e kaluar bosh, si dhe nga moskontrollimi dhe humbja e ekuilibrit fetar.