Bindshmëria e gruas kundrejt bashkëshortit të saj

Nga Abdullah ibn Eufe – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Gruaja nuk e kryen detyrimin karshi Zotit të saj përderisa t’a kryej detyrimin karshi bashkëshortit të saj”.Transmetim i mirë transmetuar nga Ibn Maxhe (1853)

I Dërguari – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – lidhur me detyrimin e bashkëshortes ka thënë: “Nëse gruaja falë pesëshen e saj, agjëron muajin e saj, ruan organin gjenital të saj dhe i bindet bashkëshortit të saj i thuhet hyr nga cila derë xheneti që dëshiron”.Transmeton Ahmedi (1662), Shuajb (Arnauti) thotë: transmetim hasen li gajrihi (i mirë indirekt)

Bindja karshi bashkëshortit është kusht i lumturisë së familjes dhe stabilizimit të rrethanave të saj nëse do të jetë pro kritereve të ligjit islam ashtu që nuk ka bindje për krijesën duke iu kundërvënë Krijuesit. Familja është si anija dhe bashkëshorti është kapiteni i saj e anija nuk ka sukses përveçse duke iu bindur kapitenit dhe duke iu nënkomanduar vetëm atij si dhe duke u konsultuar me pjesëtarët e tjerë të familjes, ka thënë i Lartësuari: [Kuran a=”4-En-Nisa:34″]

I mjafton gruas lidhur me bindjen karshi bashkëshortit çfarë është transmetuar nga Umu Seleme – Allahu qoftë i kënaqur me të – se i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – ka thënë: “Kushdo grua që vdes duke qenë bashkëshorti i saj i kënaqur me të, hyn në Xhenet” Transmetim hasen garijb-i mirë i rrallë, transmetuar nga Termidhi në “Er Rida” (1161) dhe Ibn Maxhe (1854), urime pra për gruan e mirë e të bindëshme për Xhenetet e Zotiti të saj dhe kënaqësinë e Tij.