Cilat janë disa raste të mosrespektimit të prindërve?

1- Pakënaqësia, bezdisja, lëndimi dhe kundërshtimi i prindërve.
2- Sharja dhe mallkimi.
3- Mohimi i tyre.
4- Nënçmimi dhe diskriminimi.
5- Dhënia përparësi më shumë shokut sesa babait, dhe më shumë të bashkëshortes sesa nënës.
6- Të gënjesh ndaj tyre.
7- Përgojimi.
8- Mendjemadhësia dhe kryelartësia ndaj tyre për shkak të dijes dhe pasurisë.
9- Të bëhesh shkaktar që prindërit të qajnë.
Në lidhje me pikën e nëntë, tregohet se një burrë shkoi te Profeti (a.s.) dhe i tha: ”Kam ardhur të të jap besën për t’u shpërngulur, por kam lënë dy prindërit duke qarë”. Profeti (a.s.) i tha: ”Ktheu te prindërit e ta dhe bëji të qeshin, ashtu siç i bëre të qajnë.
10- Braktisja e prindërve pa mbështetje ekonomike, bëhet shkak që ata të lypin.
11- I thërret prindërit në emër.
12- Injoron mirësinë e prindërve ndaj tij.
Në lidhje me këtë Profeti (a.s.) ka thënë: “Pa dyshim, tre lutje janë të pranuara: lutja e atij që i është bërë padrejtësi, lutja e udhëtarit dhe lutja e dy prindërve për fëmijën e tyre.
Thuhet se një djalë që argëtohej shumë, kur babai i tij e këshilloi, ai ngriti dorën dhe e goditi me pëllëmbë atë, pas këtij veprimi, babai shkoi në xhami dhe tha: ”O Allah, të drejtohem Ty me shpresën se do t’i përgjigjesh lutjes së atij që i falet dhe i lutet Zotit të Vetëm dhe Absolut.
Mosrespektimi im ka arritur në atë gradë saqë lutja ime nuk kthehet mbrapsht. Prandaj, o i Gjithëmëshirshëm, merre të drejtën time tek djali im. Me fuqinë Tënde, paralizojë një anë të tij, O Ti i Shenjtë (i pastër nga çdo e metë), që as nuk lind, as nuk je i lindur”.
Pa përfunduar lutjen e tij, ana e djathtë e të birit iu paralizua.