Fëmijët tanë dhe namazi

Namazi është shtyllë e fesë,ushqim për shpirtin. Nëse u mëson se si ta kryejnë sa më mirë atë, u jep atyre një rritje dhe edukatë të mirë, mbjell te ata moralin e lartë dhe sinqeritetin për t’iu drejtuar Allahut të Lartësuar që në njomështinë e tyre e njëkohësisht i largon nga humbja dhe mëkatet. Allahu i Lartësuar i ka udhëzuar robërit e tije ua ka bërë detyrë që familja të edukojë fëmijët e tyre në punë të mira e bindjen daj Tij. Ai ka thënë:[Kuran a=”20-Taha:132″] Gjithashtu thotë: [Kuran a=”66-Et-Tahrim:6″]
Aliu (r.a), këtë ajet e ka komentuar: “Mësojini dhe edukojini ata.”.
Ndërsa El Hasan El Basriuka thënë: ”Urdhërojini ata t’i binden Allahut dhe mësojini të mirën”.

Së bashku le të vëzhgojmë me kujdes stilin e rrallë profetik me të cilin duhet t’u drejtohemi fëmijëve për t’u mësuar kryerjen e namazit në mënyrë graduale dhe me dëshirë, duke i udhëzuar ata ta kryejnë atë që në vogëli, para se të qortohen për të.

Amri bin Shuajb transmeton nga babai i tij, nga gjyshi i tij, se Profeti (a.s) ka thënë: ”Urdhërojini fëmijët tuaj të kryejnë namazin kur të jenë shtatë vjeç dhe rrihini lehtë ata për të kur të jenë dhjetë vjeç dhe ndajini ata në shtretër.” (Ibn Kajim)
Transmetohet nga Sebra bin Mabed se Profeti(a.s) ka thënë: ”Mësojani fëmijës namazin kur është shtatë Vjeç dhe rriheni atë lehtë për të kur të jetë dhjetë vjeç.”.(Transmeton Ebu Daudi)

Ky hadith profetik tregon domosdoshmërinë e ambientimit të fëmijëve për kryerjen e namazit dhe ndjekjen e vazhdueshme të tij, derisa ta praktikojnë gjithmonë. Nga ky orientim profetik vërehet se kemi tri etapa në stërvitjen e fëmijëve për kryerjen e namazit:

Etapa e parë: Para moshës shtatë vjeç eshtë etapa e ambientimit, e afrimit dhe e nxitjes së fëmijës për të imituar prindërit dhe vëllezërit e tij në namaz. Kjo është edhe mënyra më shembullore në mësimin e tërthortë. Mësimi praktik ngulitet më shumë se mësimi me fjalë.

Profeti (a.s) ka theksuar rëndësinë e kryerjes së disa namazeve vullnetare në shtëpi dhe ka thënë: ”Kryeni disa prej namazeve tuaja në shtëpitë tuaja.”Transmeton Maliku, ne “El-Muata (403)” , gjithashtu: ”Nëse ndonjëri prej jush e mbaron namazin në xhami, le të lërë diçka për shtëpinë e tij, sepse Allahu ka për t’i dhënë mirësi kur e kryen namazin në shtëpinëe tij.”.(Transmeton Muslimi 778).

Imam Zerkani e ka komentuar këtë hadith: “Arsyeja e namazeve në shtëpi është që t’i mësojë praktikisht familjes kufijtë e caktuar të namazit e kjo është më e efektshme se mësimi me fjalë.”.

Madje, më e habitshme se kjo është se fara e parë për të mbjellë namazin hidhet që në lindjen e fëmijës.
Atëkohë është e pëlqyer t’i këndohet ezani në veshin e djathtë dhe ikameti në të majtin.

Ibn Kajimi ka thënë: “Allahu e di më mirë, por mendoj se arsyeja që fshihet pas thirrjes së ezanit (për foshnjën), është që gjëja e parë që duhet të dëgjojë foshnja të jenë fjalët madhëruese për Allahun.

Këto fjalë përbëjnë dëshminë e pranimit të Islamit. Prandaj, ky veprim i ngjan diktimit të parimeve bazë të Islamit në momentin e hyrjes së tij në këtë botë.

Nuk duhet mohuar ndikimi i ezanit në zemrën e tij edhe pse ai nuk e ndien.”(Ibn Kajim)
Kështu, ezani troket veshët e të porsalindurit dhe dëgjimi i tij përsëritet herë pas here derisa tek ai të nguliten parimet e besimit, njësimi i Allahut.

Etapa e dytë: Nga mosha 7- 10vjeç. Kur fëmija mbush moshën shtatë vjeç, prindërit e kanë për detyrë t’i mësojnë namazin dhe t’ia bëjnë zakon kryerjen e tij, ta urdhërojnë për kryerjen e tij me mënyra joshëse dhe fjalë të buta, me buzëqeshje, e cila nxit fëmijën,derisa ai ta kryejë atë me dëshirë, madje të nxitojë në kryerjen e tij me gëzim e përkushtim, pa u ndier i detyruar nga prindërit.

Kjo etapë zgjat tri vjet, duke e ngulitur këtë zakon në zemrën e fëmijës derisa ai të bëhet natyrë dhe pjesëe tij.
Etapa e tretë: Pas moshës dhjetë vjeç. Kur fëmija mbush dhjetë vjeç dhe prindërit e kanë mirëmësuar për kryerjen e namazit, derisa ai të ketë mall dhe ta dojë atë, ai s’do të ketë më nevojë veçse për kujtim të vazhdueshëm dhe ndjekje. Por, nëse e harron apo përton ta kryejë, ndikohet nga ambienti rrethues apo shokët e këqij, këtu patjetër që duhet të shtrëngohet,madje edhe mund të qëllohet lehtë për të drejtuar shtrembërimin e kësaj dege të njomë para se të forcohet, të nxitohet të ndreqet e meta para se të bëhet serioze.

Fëmija,pas moshës dhjetë Vjeç, hyn në një etapë të re, dhe kërkon në këtë moshë të forcojë personalitetin e tij. Nëse rrihet, do ta ndiejë neglizhencën e tij dhe do të nxitojë ta ndreqë.

Kjo etapë vazhdon nga dhjetë vjeç deri në moshën e pjekurisë, në të cilën edukatori përdor edhe joshjen edhe frikësimin, por duke anuar më shumë nga joshja, duke iu frikësuar se ai mund të arrijë moshëne detyrimit fetar (bulugun) i imponuar për të kryer namazin.
Ibn Kajimi ka thënë: ”Kur fëmija mbush dhjetë vjeç, bashkë me trupin shton mendjen dhe fuqinë, por edhe mundësinë e përballimit të adhurimeve.

Kështu, nëse e lë namazin, ai rrihet, siç ka urdhëruar Profeti (a.s), por kjo është rrahje edukimi dhe stërvitjeje.”
Por, nëse edukatori e ndjek, e nxit dhe e josh fëmijën që në vogëli, ai nuk do të ketë nevojë ta rrahë, pasi fëmija rritet me atë që mësohet që në vogëli dhe për të flet me prindërit e tij pa problem.