Kur kam qenë i vogël, dy prindërit e mi nuk më kanë edukuar mirë dhe më kanë lënë pas dore, kështu që, a duhet unë ti trajtoj mirë ata?

Në të vërtetë, vlera e mirësisë ndaj prindërve, si dhe vlerat në tërësi janë të pandryshueshme, ato nuk ndryshojnë me ndryshimin e kohës, vendit ose njerëzve. Kështu që, motivi i sjelljeve të tua nuk është mënyrë përfitimi prej atyre që të rrethojnë, por në të vërtetë, ato janë përmbushje dhe zbatim i urdhrit të Allahut: [Kuran a=”4-En-Nisa:36″]

Në realitet, trajtimi me mirësi i nënës dhe babait është detyrim ashtu si namazi dhe agjërimi.

Gjithashtu, mirësia ndaj prindërve është një mundësi e madhe tregtie me Allahun, të fitosh kënaqësinë e Tij, dhe të marrësh shpërblim të madh, të cilin e ka qartësuar i Dërguari (a.s.) në shumë thënie. Kjo mirësi ndaj tyre është një adhurim nga i cili do të shpërblehemi. Është një detyrim që nuk lejohet ta braktisim sido që të jenë rrethanat. Nëse dy prindërit e kanë neglizhuar fëmijën e tyre, nuk e kanë edukuar ashtu siç i ka urdhëruar Allahu dhe nuk e kanë trajtuar mirë në vogëli, atëherë Allahu do t’i marrë në llogari për këtë. Në lidhje me këtë, i Dërguari (a.s.) ka thënë: ”Të gjithë ju jeni, përgjegjës dhe secili është kujdestar për atë që ka nën kujdesin e vet.”  Transmeton Buhariu dhe Muslimi

Prandaj, djali nuk duhet t’u kërkojë llogari prindërve për shkak të neglizhencës së tyre ndaj tij, sepse ai është përgjegjës përpara Allahut për trajtimin edhe tyre të me kërkojë mirësi, falje tëpër kryejë ta. Transmetohet detyrën e tij prej Ibn Abasit, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush gdhihet duke iu bindur Allahut në respektimin e prindërve, do të ketë dy dyer të hapura të Xhenetit, nëse ka njërin nga prindërit, do të ketë një derë. Kush ngryset duke thyer urdhrin e Allahut për respektimin e prindërve, do të ketë dy dyer të hapura të zjarrit, nëse ka njërin nga prindërit, do të ketë një derë”. Një burrë pyeti: ” Edhe nëse ata të dy i bëjnë padrejtësi?” Profeti (a.s.) tha: ”Edhe nëse i bëjnë padrejtësi, edhe nëse i bëjnë padrejtësi, edhe nëse i bëjnë padrejtësi”.

Respektimi i prindërve është detyrim dhe obligim, kurse mosrespektimi i tyre është i ndaluar dhe konsiderohet një prej mëkateve të mëdha. Në lidhje me këtë, Allahu i Lartësuar ka thënë: ”Njeriun e kemi porositur të jetë i sjellshëm ndaj prindërve të vet. ” Gjithashtu, i Dërguari (a.s.) ka nxitur

që të sillemi mirë ndaj tyre, ai ka thënë: “Kënaqësia e Allahut është në kënaqësinë e dy prindërve, zemërimi i Tij është në zemërimin e dy prindërve. ” E gjithë bashkësia muslimane ka rënë dakord se prindërit duhet të respektohen.