Detyrimi i muslimanit karshi vëllait të tij (musliman)

Nga Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “E drejta e muslimanit karshi vëllait të tij (musliman) është pesë, kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, ndjekja e xhenazesë, thënia atij kur teshtin ‘jerhamuke Allah-Allahu te mëshiroftë’ dhe të përgjigjurit e ftesës”.Transmeton Bukhariu në “El Xhenaiz” (1240)

Po nga ai në një transmetim tjetër vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “E drejta e muslimanit karshi vëllait të tij (musliman) është gjashtë: kur e takon i jep selam, nëse të fton përgjigju, nëse të kërkon këshillë këshilloje, nëse teshtin dhe e falënderon Allahun i thuaj ‘jerhamuke Allah-Allahu te mëshiroftë’, nëse sëmuret vizitoje dhe nëse vdes ndiqe (xhenazen e tij)”.Transmeton Muslimi në “Es Selam” (2162)