Fëmijët janë dhuratë hyjnore

Falenderimet I takojnë vetëm Allahut, Mëshiruesit, Mëshirbërësit, I cili ka thënë në librin e Tij fisnik: “ O ju që keni besuar! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda e të cilit janë njerëzit dhe guret. Atë e mbikqyrin engjëj të fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhërat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato” ( Et-Tahrim, 6).
Profeti Muhamed ﷺ ka thënë: “ Cdonjëri nga ju është kujdestar, e secili prej jush është përgjegjës për atë që ka nën kujdesin e tij, udhëheqësi I njerëzve është kujdestar dhe përgjegjës për ata që ka nën kujdestari, burri është kujdestar për familjen e tij dhe është përgjegjës për ta, gruaja është kujdestare në shtëpinë dhe pasurinë e burrit të saj dhe është përgjegjese për ta, shërbetori është kujdestar në pasurinë e zotërisë së tij dhe është përgjegjës për të, pra të gjithë jeni kujdestarë, e cdonjëri është përgjegjës për përgjegjësinë e tij”.
Fëmijët janë dhuratë hyjnore, për të cilën duhet t´i jemi mjaft falenderues Allahut, duke I mirë edukuar ata me atë cfarë pëlqen dhe kënaqet Allahu i Lartësuar. Vetëm kështu, ata do të bëhen prerje dhe qetesi për sytë tanë , ashtu sic kërkojnë njerëzit e Allahut në Kuranin Famëlartë: “ Edhe ata që thonë: O Zoti ynë , dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, c´është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!”. (El-Furkan, 74)
Prehja dhe qetësimi i syve arrihet atëherë kur I sheh ata të mirë edukuar e të bindur ndaj Allahut të Lartësuar.
Përgjegjësia e prindërve në edukimin e fëmijëve është e madhe. Ajo fillon që nga momenti kur ata zgjedhin njëri-tjetrin, burri-gruan e gruaja – burrin, dhe vazhdon me ngjizjen e foshnjës në barkun e nënës, e deri në mbërritjen e moshës së pubertetit. Më pas fëmija konsiderohet i rritur dhe i përgjegjshëm për veprimet që ben.
Nuk ka asnjë pikë dyshimi se prindërit kur e kryejnë detyrimin e tyre ndaj fëmijëve me seriozitet dhe në formën më të mirë, ata e kanë arritur ta cojnë në vend amanetin, ashtu sic e kërkon Islami, duke ndikuar kështu në përmirësimin e individit, të familjes, por edhe të shoqërisë islame.