[Kuran a=”8-El-Enfal:27″][Kuran a=”8-El-Enfal:28″]
Imam Gazaliu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ”Dije se fëmija është përgjegjësi tek prindërit e tij. Zemra e tij është xhevahir i shtrenjtë dhe e pastër nga çdo lloj gërvishtjeje dhe forme, por ajo është e gatshme për çdo gdhendje. Nëse mësohet për të mirë, do të rritet me të e kështu do të jetë i lumtur në këtë botë dhe në tjetrën. Në shpërblimin e tij marrin pjesë babai, mësuesi dhe edukatori i tij. Nëse mësohet me të keqen dhe lihet në harresë sikurse kafshët, humbet. Mëkati mbetet mbi kujdestarin e tij dhembi atë që i rri mbi krye.
Allahu i lartësuar thotë: [Kuran a=”66-Et-Tahrim:6″]
Imam Ibn Kajim, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Kush neglizhon ti mesoje femijes se tij ate qe i bën dobi, duke e lënë të lirë, i ka bërë keq atij aq sa nuk mund të mendohet. Shumica e të këqijave të fëmijës vijnë nga indiferenca e prindërve, lënia pas dore e mësimit dhe detyrave të fesë. Kështu, ata i kanë humbur ata që të vegjël. Këta fëmijë nuk përfituan për vete dhe, kur të rriten, nuk do të jenë dobishëm për prindërit e tyre.
Një baba qortoi të birin për mosbindjen ndaj tij dhe djali i tha: “O baba, t’i më bëre padrejtësi kur isha i vogël e unë, tani që jam i rritur, këtë bëj me ty.
Më humbe kur isha fëmijë e unë të humb ty tani në pleqëri.” (Ibn Kajim, Dhurata e të dashurit në dispozita te të porsalindurit).