Fëmijët janë përgjegjësi

Fëmijët janë përgjegjësi që u janë vënë mbi shpatulla baballarëve, nënave dhe edukatorëve.
Duhet patjetër t’u kushtohet kujdes e vëmendje, që të mos humbin, duhet të ruhen e të ndreqen, që me to të mos luajnë duart e dashakeqësve.

Nëse dikush do të të linte ty nën kujdes diçka të shtrenjtë, ç’do të bëje me të? A do ta Vije në mes të rrugës, mes plehrave apo do të përpiqeshe ta ruaje e të përkujdeseshe për të?
Fëmijët janë një përgjegjësi e madhe për ne dhe patjetër që duhet t’i kthehen të zotit kur t’i vijë koha.
Pasuria e familja janë përgjegjësi dhe patjetër që një ditë do të japim llogari për të.
Kjo përgjegjësi na është dhënë në formën më të bukur, me faqe të bardhë, e pastër, nuk njeh mëkate apo shthurje: [Kuran a=”30-Er-Rrum:30″]

Disa prindër e deformojnë këtë natyrë të pastër, i humbasin konturet dhe e turbullojnë kthjelltësinë e saj.
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurejra (r.a) se Profeti (a.s) ka thënë: ”Çdo fëmijë lind me natyrë të pastër, por prindërit e tij e kthejnë në hebre, të krishterë apo zjarradhurues.”

Pastaj, Ebu Hurejra thotë: “Lexoni, nëse doni ajetin kuranor që është përmendur më sipër. Ndikimi i prindërve është i ndjeshëm,tradhtia e tyre ndaj amanetit eshte nje e keqe e madhe. Atyre u vjen në jetë një fëmijë pa të meta, me zemër të pastër, me natyrën e tij drejtuar fesë së vërtetë e ata e deformojnë këtë natyrë duke shkulur nga zemra e tij rrënjët e besimit, duke ia mbushur shpirtin me vese, duke menduar se ata po veprojnë drejt.

Kush është indiferent në edukimin e fëmijës së tij, jo vetëm që e ka lënë atë viktimë të epsheve shkatërruese dhe ka kontribuar në deformimin e natyrës së pastër të tij, por edhe ka lënë pas dore këtë përgjegjësi. Imam ibn Kajimi ka thënë: “Ka shumë njerëz që kanë trishtuar fëmijën dhe beben e syrit të tyre në këtë botë dhe në tjetrën vetëm se kanë lënë pas dore edukimin e tij. Duke e ndihmuar në kapriçot e tij dhe duke pretenduar se e ka nderuar, ai nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka poshtëruar; duke pretenduar e menduar se e ka mëshiruar, i ka bërë padrejtësi. Kështu, atij i ka ikur rasti të përfitojë prej fëmijës së tij e njëkohësisht, fëmijës ia ka hequr rastin të përfitojë në këtë botë e në tjetrën. Nëse do të shohësh probleme tek fëmijët, dije se më të mëdha do t’i gjesh tek prindërit.” ( Ibn Kajim, Dhurata e të dashurit në dispozita të të porsalindurit.)

Ndër duar, ju prindër dhe edukatorë, keni shume artikuj orientues, të cilët do të nxisin përkushtimin tuaj për të ruajtur këtë përgjegjësi të madhe që ju është dhënë, si dhe investimin e kësaj mirësie që të jetë mbrojtja juaj Ditën e Kiametit e jo kundër jush,siç e thotë edhe ajeti: [Kuran a=”8-El-Enfal:27″][Kuran a=”8-El-Enfal:28″]

Fëmijët janë stolitë e kësaj bote e njëkohësisht janë pjesë provimi e sprove për prindërit. Siç dihet, sprova nuk është vetëm me vështirësi apo mungesë të diçkaje, por mund të jetë edhe me mirësi e pasuri.

Allahu i Lartësuar thotë: [Kuran a=”21-El-Enbija:35”]
Ne i kërkojmë Allahut të Lartësuar që të na ndihmojë t’i japim fëmijëve tanë edukatën e mirë!