Cfarë janë mestet dhe kushtet e fshirjes së (mes’hu) mesteve

Feja Islame dallohet në ofrimin e lehtësive. Nga këto lehtësira përmendim edhe mes’hun (fshirjen) me dorë të lagur të mesteve. Mestet janë një lloj veshjeje për këmbët, të punuara prej lëkure të hollë apo prej ndonjë materiali tjetër të ngjashëm. Nëse kjo lloj veshjeje është prej pambuku atëherë mund t’i quajmë dhe çorape, të cilat i zëvendësojnë mestet. Por, në përdorimin e mes’hut duhen marrë parasysh kushtet e poshtëshënuara.
1. Kushti i mes’hut: Muslimani i pastruar me abdes apo gusul (gusul-larje e gjithë trupit) nëse i prishet abdesi, nuk ka nevojë të heqë mestet apo çorapët nga këmbët për të marrë abdes, por mjafton të kalojë sipër tyre dorën e lagur. Pra, kushti themelor i mes’hut (fshirjes) është që t’i veshë mestet apo çorapet pasi të ketë marrë abdes (para se ta prishë abdesin) ose gusul.
2. Kohëzgjatja e mes’hut: Kohëzgjatja e mes’hut për joudhëtarët është një ditë e një natë, për udhëtarin është tri ditë e tri netë, duke filluar që nga fshirja e parë.
3. Si duhet të jenë mestet apo çorapet:
a) Duhet të jenë të punuara nga një material i pastër dhe i lejuar. Mestet nuk bëhen me material të ndyrë si p.sh. lëkurë qeni apo derri.
b) Të jenë pronë legjitime, jo të vjedhura apo të rrëmbyera.