Përdorimi i miskut dhe llojeve të tjera të parfumeve

Ato janë kënaqësi për shpirtin dhe e aromatizojnë ajrin. Enesi e transmeton se i Dërguari i llahut ka thënë: ” Midis gjërave të kësaj bote , dua më shumë gratë dhe parfumet , ndërsa qetësia ime është në namaz”. (Sahih Ebu Daud 1)
Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: ” Nëse ndokush të ofron parfum , mos e refuzo atë, pasi ai është i lehtë për tu mbajtur dhe ka një erë të mirë”. ( Muslimi dhe Ebu Daudi)
Ebu Seidi ka transmetuar se Profeti alejhi selam në lidhje me miskun , ka thënë: ” Ai është parfumi më i mirë”.
Nefei ka treguar se Ibn Umeri e kishte zakon të tymoste dhe t´i merrte erë një dege të quajtur “el-ekueh” e cila kishte një aromë të këndshme, duke mos e përzier me aromat e tjera. Ai përdorte gjithashtu edhe kamfurin se bashku me el-elueh. Ai thoshte: ” Kjo është mënyra se si i Dërguari i Allahut u merrte erë parfumeve të tilla( duke i djegur ata)”.