Rregullat pas ngrënies së ushqimit

1. Të mos e teprojë e të ngopet, duke vepruar sipas urdhrave të Pejgamberit alejhi selam, që të mos arrijë në pengesa shkatërruese, sepse barku u nënshtrohet lehtë sprovimeve.
2. T’i pastrojë gishtat (nëse ka ngrënë pa lugë) me shami para se t’i lajë, por nëse i lan duart është më mirë se vetëm fshirja e tyre.
3. Ta mbledhë atë që ka rënë gjatë ushqimit, sepse ajo është falënderim për begatitë.
4. Ta pastrojë gojën dhe dhëmbët, se me të e përmend Allahun (xh.sh.) dhe komunikon me shokët e tij.
5. T’i falënderohet Allahut të Lartësuar pas ngrënies dhe pijes, e nëse ka pirë qumësht të thotë “Allahu im, lësho begati në atë me çka na furnizove dhe shtona prej saj!”
Kur të hajë në sofër të huaj, në fund të ngrënies, le të thotë: “Hëngrën te ti agjëruesit e ushqimin tënd e hëngrën të pastërtit, e engjëjt ju pastruan