Në të shumtën e herëve , Profeti alejhi selam merrte avdes për cdo namaz, ndërsa ndonjëherë të gjitha namazet i falte me një avdes.(Transmeton Muslimi)
Ai i ka këshilluar besimtarët që të mos e shpërdorojnë ujin gjatë marrjes së avdesit dhe ka paralajmëruar se në Umetin e tij do të ketë prej atyre që do të kryejnë rregullat e higjenës. (Transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi). Profeti alejhi selam këshillon që të mos shpërdorohet uji, edhe nëse jemi duke marrë avdes ranë bregut të një lumi.
Nga hadithet e shumta faktohet se Profeti alejhi selam i ka larë një, dy ose tre herë pjesët e trupit gjatë marrjes avdes. Ndonjëherë, gojën dhe hundën i shpëlante , nga dy ose tre herë. Shpëlarjen e gojës dhe të hundës e bënte duke bashkuar mes tyre , praktikisht duke futur gjysmën e grushtit me ujë në gojë dhe gjysmën tjetër e thithte me hundë . Shpëlarja e ytre njëkohësisht ka qënë udhëzimi i Profetit në pastrimin e gojës dhe të hundës gjatë marrjes avdes. Ujin në hundë e fuste me të djathtën dhe e nxirrte me të majtën.
Kokën e fërkonte të tërën gjatë dhënies mes´h asaj, duke mos e përsëritur dy apo tre herë. Ndonjëherë, ai i jepte mes´h kokës mbi callmë, ose mbi balluke dhe callmë bashkë. I Dërguari alejhi selam i lante këmbët kur nuk kishte veshur corape lëkure(meste) ose corape të trasha. Ai merrte mes´h mbi corapet e lëkurës dhe corapet e zakonshme, nëse i kishte veshur ato. Veshët i fërkonte nga brenda dhe nga jashte se bashku me koken. Nuk është vërtetuar që ai të ketë përdorur ujë të ri për larjen e tyre. Në të vertetë, kjo është faktuar prej Ibn Amrit, sic e ka transmetuar atë Maliku në librin e tij “El Muatta” . Nuk është transmetuar që i Dërguari alejhi selam të ketë thënë dicka gjatë marrjes së avdesit, përvec frazës “Bismilah” në fillim të tij. Gjithcka që transmetohet në emër të Profetit në lidhje me duatë (lutjet) gjatë avdesit janë sajesa të fabrikuara. Sic u tha më lart përvec frazës “Bismilah” në fillim të avdesit dhe lutjes ” Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përvec Allahut të Vetëm, pa ortak dhe dëshmoj se Muhamedi është ob dhe i Dërguari i Tij! O Zoti im, më bej mua prej atyre që pendohen dhe prej atyre që pastrohen!” në përfundim të tij, Profeti nuk thoshte gjë tjetër.
Në larjen e gjynaheve, gjatë marrjes avdes, Profeti alejhi selam i përfshinte edhe bërrylat e krahëve dhe kycet e këmbëve.
Sipas hadithit autentik të transmetuar nga Tirmidhiu, ai alejhi selam , i kalonte gishtat nëpër mjekër, por këtë ai e kryente ndonjëherë dhe nuk e praktikonte vazhdimisht. Ai nuk e praktikonte rregullisht fërkimin ndërmjet gishtërinjve.