Si të pastrohemi prej papastërtive të urines dhe jashtëqitjes sonë?

Në lidhje me këtë, argumentet janë të shumta, prej tyre përmendim: I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Urina e djalit të vogël spërkatet me ujë, ndërsa urina e vajzës lahet.” [E kanë transmetuar Ahmedi, Ebu Daudi, EtTirmidhi etj. Hadithi është i saktë. E ka analizuar atë shejhu ynë (el Albani) në librin “ElIrva” me nr.166]
Nuk është për qëllim me këtë hadith të vihet në dukje se urina e djalit të vogël është më pake pistë se ajo e vajzës së vogël, edhe pse hadithi të bën ta kuptosh këtë. Mirëpo, qëllimi është të argumentohet se urina në vijë të përgjithshme është e pistë. Kjo vërehet qartëprej fjalës së Profetit: “Urina e vajzës lahet“.
Po ashtu, vlen të përmendim këtu fjalën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, në lidhje me beduinin i cili urinoi në xhami. I Dërguari iAllahutﷺ tha:”Lëreni!” Kur beduini e kreu,tha: “Sillni një kovë me ujë dhe hidheni mbi urinë!” [Buhariu 7128, Muslimi 274 etj.]
Argument tjetër është fjala e të Dërguarit të Allahut  ﷺ, në lidhje me dy personat të cilët po vuanin në varret e tyre; Profeti ﷺ tha: “Njëri prej tyre nuk ruhej prej urinës, ndërsa tjetri shkonte lart e poshte duke përgojuar njerëzit.” [Buhariu 1361, Muslimi 292 etj.]
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:”Nëse dikush prej jush shkelë me nallanet e tij në ndyrësirë, dheu është pastrues për të.” [E ka transmetuar Ebu Daudi. Shiko “Sahihu Suneni Ebi Daud” (371) dhe “El Mishket” (503)].
Nga Ebu Said el Hudrij (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë:”Ndërkohë që i Dërguari i Allahut ﷺ  ishte duke u falur me shokët e tij, ai i hoqi nallanet e veta dhe i vendosi ato në krahun e tij të majtë. Kur njerëzit e panë se si veproi, edhe ata i hoqën nallanet (sandalet) e tyre. Kur i Dërguari i Allahut ﷺ e përfundoi namazin, atyre u tha: “Përse i hoqët nallanet tuaja?” Thanë: “Ne të pamë ty t’i hiqje nallanet e tua e edhe ne ashtu vepruam”. I Dërguari i Allahut ﷺ  tha:”Xhibrili erdhi dhe më lajmëroi se në to kishte papastërti (ndyrësi).” Pastaj tha: “Kur ndonjëri prej jush të vijë në xhami, le t’i kthejë (rrokullisë) sandalet e të shikojë, e nëse vëren në to papastërti, le t’i fërkojë në tokë dhe le të falet me to.” [E ka transmetuar Ebu Daudi si dhe të tjerë përveç tij. Shiko “Sahihu Suneni Ebi Daud” (605) dhe “El Irva” (284)]
Në lidhje me urinën e foshnjës mashkull, i cili ende nuk ka filluar të hajë ushqim, është transmetuar nga Ummu Kajs bintu Mihsan (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ajo shkoi me djalin e saj të vogël, i cili ende nuk kishte filluar të hante ushqim, tek i Dërguari i Allahutﷺ . Profeti ﷺ e mbajti foshnjën në prehër e ai urinoi në pelerinën e tij. Ai kërkoi që t’i sillnin ujë, e spërkati vendin e urinës dhe nuk e lau atë.” [Buhariu (223) dhe Muslimi (287)].
El Hafidhu në “Fet’hu el Beri”, në komentim të fjalës se Ummu Kajsit: “Ende nuk kishte filluar të hante ushqim”, ka thënë: “Me ushqim është për qëllim çdo gjë tjetër përveç qumështit që pinte, hurmës me të cilën fërkoheshin mishrat e dhëmbëve dhe mjaltit i cili përdoret për kurim. Pra, duket se ai nuk ushqehej me diçka tjetër si ushqim bazë, përveç qumështit…”
Nga Lubabetu binti El Harith (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmetohet se ka thënë: “Husejni, djali i Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) ndërkohë që po qëndronte në prehrin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, urinoi. Thashë: Vish një rrobë dhe m’i jep t’i lajë pantallonat (izarin). I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Rroba lahet për urinën e vogëlushes dhe spërkatet me ujë për urinën e vogëlushit.” [E transmetojnë Ebu Daudi “Sahihu Suneni Ebi Daud” (361) dhe Ibën Maxheh. E ka saktësuar El Hakimu dhe e ka aprovuar saktësimin e tij Edh Dhehebi. Shiko librin “El Mishket” me nr.501].
Nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: “Urina e vogëlushes lahet dhe e vogëlushit spërkatet më ujë, kjo kur ata ende nuk kanë filluar të hanë ushqim.” [E transmetojnë Ebu Daudi “Sahihu Suneni Ebi Daud” (363)] Ndërsa në një tjetër transmetim: “Katede ka thënë: ‘Kjo kur ata ende nuk kanë filluar të hanë ushqim. E nëse kanë filluar të hanë ushqim, atëherë lahet për urinën e të dyve.” [E transmetojnë Ebu Daudi “Sahihu Suneni Ebi Daud” (364)]