Nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar të hahet mishi i kafshëve që ushqehen me jashtëqitje si dhe ka ndaluar të pihet qumështi i tyre.” [E ka transmetuar Ebu Daudi si dhe të tjerë përveç tij. E ka saktësuar shejhu ynë (El Albani) në “El Irva” me nr.(2503)]
Është transmetuar saktësisht nga Ibën Umeri se, kur ai dëshironte të hante xhelalen (kafshën që ushqehej me jashtëqitje), ai e mbyllte atë tri ditë dhe e ushqente me ushqim të pastër. [E ka transmetuar këtë Ibën Ebi Shejbeh me zinxhir transmetimi të saktë. Shiko librin “El Irva”(2505)]
Ibën Hazmi (Allahu e mëshiroftë!) në librin e tij “El Muhala” ka thënë: “Qumështi i xhelales është haram. Këtu është për qëllim deveja, lopa apo bagëtia e cila ushqehet me jashtëqitje. Nëse pengohet nga ngrënia e jashtëqitjeve derisa emri xhelale të mos jetë më i vlefshëm për të, atëherë pirja e qumështit të tyre lejohet dhe është i pastër.” [Shiko librin “El Muhala”, Çështja 140]
Sa i përket pulës, ajo lejohet të hahet, edhe nëse ushqehet me ndyrësira. Për t’u informuar më mirë në lidhje me këtë, shiko “El Fet’h” [vëll. IX, f. 646]. Të njëjtën gjë themi edhe për vezët.