Besimi për Ringjalljen dhe çështja e atij që e mohon atë?

Akidja (besimi) për Ringjalljen është obligim (uaxhib) dhe pjesë e pandarë nga Imani. Ai që ka krijuar krijesat nga hiçi ka mundësi t’i ringjallë ato përsëdyti. Ai që e mohon këtë, është kafir (mosbesimtar, mohues) dhe do të dënohet me Xhehenem përgjithmonë.
Argument për këtë është Fjala e Allahut: “Ai na solli neve shembull dhe e harroi krijimin e vet e tha: ‘Kush i ngjall eshtrat duke qenë ato të kalbura?’ Thuaj: ‘I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim’.” (Jasin: 78-79)