Gratë janë bukuria e kësaj bote

Allahu thotë në Kuran:[Kuran a=”3-Ali Imran:14″] Ajeti ka filluar me përmendjen e grave sepse ato janë kënaqësia më e madhe e kësaj bote, sidomos kur ato e ruajnë nderin e tyre dhe ndikojnë në shtimin e popullsisë nëpërmjet lindjes së fëmijëve, ashtu sic është përmendur edhe në hadith: “Bota është kënaqësi, dhe kënaqësia me e madhe në të është gruaja e mirë, kur ai ( bashkëshorti i saj) e shikon atë, ajo e gëzon dhe kur ai e urdhëron, i bindet atij dhe kur ai largohet prej saj, e ruan nderin e saj dhe pasurine e tij”. Në një hadith tjetër thuhet:  “Më janë berë të dashura mua gratë dhe parfumi, ndërsa drita e syrit tim është namazi.”
Gruaja është bukuria dhe kënaqësia më e madhe e kësaj bote, gjë që e dallon atë. Nxit mashkullin të jetë i lidhur pas saj, si dhe epshin të anoje drejt saj.
Allahu tërheq verejtjen se njeriu nuk duhet të ketë shqetësim të vetin vetëm përmbushjen e dëshirave dhe kërkesave të tij epsharake, por të jetë i balancuar midis kënaqësive të kësaj bote, kënaqësisë më të madhe dhe shpërblimit më të madh, i cili është xheneti i përhershem. Gruaja në Xhenet është shumë më e mirë se vetë hyritë e xhenetit dhe kështu shndërrohet nga jeta e kësaj bote e mbushur me epshe, në kënaqesine e perhershme në ahiret, e cila kurrë nuk mbaron.