Dëbora, akulli dhe breshëri

Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ, ndërmjet tekbirit (fillestar) dhe leximit (të Fatihasë), qëndronte pak në heshtje”.
Tha (transmetuesi): “Apo tha:’Qëndronte i heshtur një copë herë’. I thashë: ‘O i Dërguari i Allahut, flijim për ty qofshin nëna dhe babai im, çfarë thua gjatë pushimit tënd ndërmjet tekbirit dhe leximit? ‘ Tha: ‘Them: O Zoti im, më largo mua nga mëkatet e mia ashtu siç ke larguar lindjen nga perëndimi. O Zoti im, më pastro mua prej mëkateve ashtu siç pastron rrobat e bardha nga njollat. O Zoti im, më pastro mua prej mëkateve me ujë, borë dhe akull.'”
Buhariu [744] dhe Muslimi [597]