A është e lejuar ngrënia e mishit të gomarit?

Nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: “Erdhi një burrë tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: ”U hëngrën gomarët!” Pastaj erdhi një burrë tjetër dhe tha: ”U hëngrën gomarët”. Pastaj erdhi edhe një tjetër dhe tha: ”Po zhduken (mbarojnë) gomarët”.
I Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi dikë t’i lajmëronte njerëzit duke iu thënë: “S’ka dyshim se Allahu dhe i Dërguari i Tij ju ndalojnë prej mishit të gomarëve shtëpiakë, se, me të vërtetë, ai është i ndyrë.” Tenxheret e mbushura me mish u derdhën.” [Buhariu (5528), Muslimi (1940), etj