Sa bukur eshte qe robi t´i mbeshtetet Zotit ne cdo gje. Te jete me te Fortin , me Bujarin, Mbretin e qiejve dhe te tokes.
Dija e Allahut perfshin cdo gje.
Allahu i madheruar eshte mbi Arsh.
Allahut nuk i perngjanson askush.
Allahu eshte i Larte dhe afer robit te tij. Ne duane e udhetimit thuhet: ” O Zoti im, Ti je me mua ne udhetim si dhe ruajtes i familjes sime”. (Transmeton Muslimi, 3339)
Te qenet e Allahut me roberit e tij ndahet ne dy pjese:
E para. Te qenet e Allahut me te gjithe roberit ne pergjithesi.
Dija e Allahut perfshin cdo gje dhe i permbledh te gjitha krijesat pa perjashtim. Thote Allahu i madheruar: ” Ai eshte me ju kudo qofshit“. (Suretu El Hadid, 4)
Thote Allahu i madheruar: ” Ata fshihen nga njerezit , por nuk fshihen dot nga Allahu. Ai eshte prane tyre edhe naten, kur trillojne gjera me te cilat AI nuk eshte i kenaqur. Allahu perfshin (me dijen e Tij) gjithcka qe ata bejne.” (Suretu Nisa 108)
Thote Allahu i madheruar: ” A nuk e di ti (o dëgjues) se All-llahu di çka në qiej dhe çka në tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti; e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as mes pak vetave dhe as në shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj, në ditën e kijametit i njofton ata me atë që kanë punuar. All-llahu ka përshirë çdo send në dijen e vet.”(Suretu Muxhadele, 7)
E dyta. Te qenet e Allahut me roberit e Tij.
Kjo permbledh vetem besimtaret, roberit e mire te Allahut. ALlahu eshte me robin e Tij, e ruan, e ndihmon, i jep kurajo, force e sukses.
Thote Allahu i madheruar: ” Me te vertete Allahu eshte me besimtaret“. (Suretu Enfal, 19)
Thote Allahu i madheruar : ” Me te vertete Allahu eshte me te devotshmit “.(Suretu bekare, 194)
Thote Allahu i madheruar: ” Me te vertete Allahu eshte me bamiresit.” ( Suretu Ankebut , 69).
Keto te gjitha konkretizohen ne Kuran me historine e daljes se Profetitﷺ, me Ebu Bekrin (r.a) nga Meka per t´i ikur mizorise se kurejsheve kur qendruan ne shpelle te fshehur. I tha Ebu Bekri: O i derguari i Allahut, nese ndonjeri prej tyre do te shihte kembet e tij, do te na dallonte. Ia ktheu profeti ﷺ : Mos u merzit, Allahu eshte me ne. (Suretu Teube, 40)
I shpetoi Allahu ashtu sikurse shpetoi dhe popullin e Muses, kur i ndoqi nga pas faraoni. Kur ata thane: ” Me te vertete ata na zune” (Suretu Shuara, 61)
Ia ktheu Musa: “Kurre , me te vertete Zoti eshte me mua dhe do te me udhezoje“. (Suretu Shuara 62)
Allahu i madheruar thote ne hadithin kudsij: “Une jam tek mendimi i robit Tim per Mua dhe Une jam me te nese me kujton”.
Kjo miresi behet me e madhe dhe me e qarte ne pjesen tjeter te hadithit: ” Nese me kujton ne veten e tij e kujtoj ne veten Time. Nese me kujton ne grup njerezish e kujtoj ne nje grup me te mire se ata. Nese me afrohet nje pellembe i afrohem nje krah. E nese me afrohet nje krah i afrohem nje pashe. Nese me vjen duke ecur i shkoj atij duke nxituar”. (Mutefek alejhi)