I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush thotë kur dëgjon ezanin: “Allahumme rabbe hadhihi daueti-tammeti ues salatil kaimeh, ati Muhameden el uesilete uel fadilete ue beathhu mekamen mahmuden el-ledhi ueadtehu” ai do ta meritojë ndërmjetësimin tim në ditën e Gjykimit.” (Buhariu.)
“O Allahu ynë! O Zot i kësaj thirrjeje të plotë, që na lajmëron për namazin, që do të falim! Nderoje Muhamedin, alejhi selam, e jepi mundësi që të jetë ndërmjetës për ne (Ditën e Gjykimit) dhe ringjalle atë në vendin e nderuar, që ia ke premtuar. Pa dyshim, Ti e mban premtimin e dhënë.”