Cila ishte gruaja me e dashur e Profetit Muhamed ﷺ

I dashuri ynë, Muhamedi ﷺ, e shprehte dashurinë për gruan e tij edhe para shokëve dhe e përmendte emrin e saj pa pasur turp sepse emri i gruas nuk është dicka e turpshme.
Një herë Amër bin El´as e pyeti atë: ” Cila është gruaja më e dashur për ty? Profeti ﷺ i tha : “Aishja”! Amri tha: “Po nga burrat?” Profeti ﷺ iu pergjigj: “Babai i saj”.
Po ashtu, Profeti ﷺ , i ndihmonte gratë e tij dhe i kryente përgjegjësitë e familjes se tij, duke e konsideruar shpërblimin e shpenzimit ndaj gruas më të madh se shpërblimin e sadakasë në rrugë të Allahut.
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) është pyetur: ” Cfarë bënte Profeti në shtëpinë e tij?. Ajo është përgjigjur: ” Ai i ndihmonte gratë e tij në punët e shtëpisë dhe kur vinte koha e namazit dilte për tu falur “.
Profeti ﷺ ka thënë:” Për cdo sadaka të dhënë , me të cilën synon kënaqësinë e Allahut do të shpërblehesh për të, madje edhe për kafshatën që i jep gruas tënde”.