Duaja (lutja) është ibadet (adhurim)

Duaja është prej llojeve më të rëndësishme të ibadetit, sepse i Dërguari i Allahu, Muhamedi ﷺ ka thënë: “Duaja është vetë ibadeti.” Po ashtu, Allahu i Madhërishëm thotë: Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt, krahas Allahut!sureja el-xhin, 18.
Llojet e duasë:
1. Dua që është ibadet, me këtë nënkuptojmë çdo vepër me të cilën e adhuron njeriu Zotin e vet. Këtu bëjnë pjesë: namazi, haxhi, sadakaja (lëmosha), agjërimi etj.
Cili është shkaku i emërtimit të këtyre veprave dua?
Këto vepra janë quajtur dua, sepse në to ekziston kuptimi i kërkesës, ngaqë kur i bën njeriu këto vepra sikur kërkon nga Allahu ta mëshirojë dhe ta fusë në Xhenet për shkak të tyre.
2. Dua që është kërkesë :Kjo është kur duaja përmban në vete kërkesë. Shembull: Thëniet “o Allah më mëshiro” dhe “o Zoti im, më fal”.
Duaja që i bëhet dikujt tjetër pos Allahut: Duaja është ibadet, prandaj kushdo që ia drejton atë dikujt tjetër përveç Allahut është politeist, jobesimtar.
Argument për këtë është thënia e Allahut: ”Ai që pos Allahut, adhuron zot tjetër, duke mos pasur kurrfarë prove për këtë, me siguri do të japë llogari vetëm te Zoti i tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për mohuesit” Sureja el-muminunë, 117