1.Nata e Kadrit.
2.Pjesa e fundit e natës dhe gjatë kohës së syfyrit.
3.Pas namazeve farze.
4.Mes ezanit dhe ikametit.
5.Një orë për çdo natë.
6.Gjatë ezanit për namazet farze.
7.Gjatë rënies së shiut.
8.Kur të marshojnë radhët në luftë për Allahun.
9.Një orë për çdo xhuma e sipas mendimit më të saktë ajo është ora e fundit prej orëve të ikindisë para perëndimit të diellit.
10.Gjatë pirjes së ujit zemzem duke ia shoqëruar kësaj nijetin e sinqertë.
11.Gjatë sexhdes në namaz.
12.Gjatë leximit të Fatihas dhe përjetimit të asaj që thuhet në të.
13.Kur ta ngritë kokën nga rukuja dhe të thotë: Rab-ben ave lekel hamd, hmaden kethiren tajjiben mubareken fihi. (O Zoti ynë ty të takon falënderimi, falënderime të shumta të mira dhe të bagtshme.
14.Gjatë thënies Amin në namaz.
15.Kur të këndojnë gjelat.
16.Lutja pas animit të diellit para namazit të drekës.
17.Lutja e luftëtarit në rrugë të Allahut.
18.Lutja e Haxhiut.
19.Lutja e atij që kryen Umren.
20.Lutja gjatë sëmundjes.
21.Lutja kur të zgjohemi nga gjumi e lutja e transmetuar për këtë është fjala e tij: “La ilahe il-Allahu vahdehu la sherike lehu. Lehul mulku ve lehul Hamdu ve huve ala kul-li shejin Kadir. Elhamdulil-lah ve subhanAllah ve la havle ve la kuvvete il-la bil-lah. Pastaj thotë: O Zot më fal mua – apo lutet – dhe i pranohet atij. E nëse merr abdes dhe falet i pranohet namazi i tij.”
22.Nëse fle me abdes dhe kur të ngritët gjatë natës lutet.1Përkthimi në shqip: “Nuk meriton askush adhrimin pos Allahut i cili nuk ka shok. Atij i takon sundimi dhe falënderimi dhe ai ka mundesi për çdo gjë. Falënderimi i takon Allahut dhe i pastër nga çdo e metë është Ai dhe nuk ka mundësi e as fuqi vetëm se me Allahun.”
23.Gjatë lutjes me fjalët: “La ilahe il-la ente subhaneke in-ni kuntu minedh-dhalimin.” 24.Lutja e njerëzve pas vdekjes së dikujt.
25.Lutja pas lavdërimit të Allahut dhe salavateve ndaj të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në uljen e fundit.
26.Kur ta lusim Allahun me emrin e Tij më të madh që kur lutet me të përgjigjet dhe kur i kërkohet me të jep.
27.Lutja e myslimanit për vëllanë e tij mysliman në mos prezencën e tij.
28.Lutja e Arafatit në ditën e Arafatit.
29.Lutja gjatë muajit të Ramazanit.
30.Lutja gjatë tubimit të myslimanëve për përmendjen eAllahut.
31.Lutja gjatë fatkeqësisë me fjalët: “Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi. O Zoti im më shpërble për fatkeqësinë time dhe më zëvendëso atë mua me më të mirë.”
32.Lutja me rastin e nënshtrimit të zemrës drejt Allahut dhe forcimit të sinqeritetit.
33.Lutja e atij që iu është bërë padrejtësi kundër zullumqarit.
34.Lutja e prindit për fëmijën e tij.
35.Lutja e prindit kundër fëmijës të tij.
36.Lutja e udhëtarit.
37.Lutja e agjëruesit gjatë iftarit.
38.Lutja e nevojtarit.
39.Lutja e udhëheqësit të drejtë.
40.Lutja e fëmijës që respekton prindërit e tij.
41.Lutja pas abdesit nëse bën dua me atë që është transmetuar e që është: “Eshhedu en la ilahe il-lAllah vahdehu la sherike lehu. Ve eshhedu en-ne Muhammeden abduhu ve resuluhu.”Ai që e thotë këtë i hapen të tetë dyert e xhenetit dhe hyn nga cila të donë prej tyre.
42.Lutja pas gjuajtjes te Xhemreja e vogël.
43.Lutja pas gjuajtjes te Xhemreja e mesme. “O Zot, nuk e meriton askush adhurimin pos Teje dhe Ti je i pastër nga çdo e metë, ndërsa unë jam nga zullumqarët.”
44.Lutja brenda Qabes. E ai që falet brenda hixhrit, atëherë është sikur të falet brenda.
45.Lutja gjatë Tavafit.
46.Lutja mbi Safa.
47.Lutja mbi Merva.
48.Lutja mes Safasë dhe Merves.
49.Lutja gjatë vitrit në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit
50.Lutja gjatë dhjetë ditëve të para të muajit Dhul Hixhe.
51.Lutja pranë Mesha’ril Haram.
52.Besimtari e lutë Allahun e lartësuar kudo që është dhe në çdo moment por, këto kohë, gjendje dhe vende i veçon me kujdes të shtuar sepse, këto janë vende në të cilat pranohet lutja me lejen e Allahut.