Lutja eshte si uji i ftohte qe shuan zjarrin e merzitjes, trishtimit. Lutja eshte arma e vetme qe mposht friken. Lutja eshte drita qe na udhezon rrugen e jetes. Kjo eshte lutja.
Ngrijini duart tuaja dhe lerini te marrinnga burimi i lutjes . Kerkoni dhe insistoni ne te kerkuar sepse po kerkoni prej Bujarit, i Cili nuk i kthen mbrapsht duart e roberve te Tij. Lutjet nuk jane vetem fjale qe ne i lexojme kur te dalim perpara Allahut, pa ia ditur kuptimin per ta lene me pas vendin e faljes e per te arritur nje pergjigje te menjehershme duke humbur durimin e ndonjehere edhe besimin nese nuk na pergjigjet Allahu atehere kur ne duam.
Lutja eshte celesi i zemres tende tek e cila derdhet drita qiellore. Me lutje frikesohet zemra dhe cdo gjymtyre perpara Krijuesit. Dhikri dhe lutjet na dhurojne kenaqesi duke na e mbushur dhe pasuruar jeten tone shpirterore.