Njeriu mund te lutet per nje ceshtje e ka lidhje me dynjane pa e ditur se eshte e mire per te nje gje e tille, andaj cdokush duhet te kete kujdes se per cka lutet.
Thote Allahu i Madheruar: ” Mund ta urreni dicka dhe ajo nderkohe eshte e mire per ju, e mund ta doni nje gje nderkohe eshte e mire per ju, e mund ta doni nje gje nderkohe ajo eshte e demshme per ju. Allahu e di ndersa ju nuk e dini“. (Suretu El-Bekare,216)
Shembulli mei mire eshte Nuhu i cili e luti Allahun qe t´i shpetonte djalin, por Allahu ia refuzoi lutjet. Thote Allahu i madheruar:” Mos m´u lut per ate gje qe ti nuk ke dijeni. Une te keshilloj qe te mos behesh prej injoranteve” (Suretu Hud,46).
Historite jane te ndryshme. Keshtu nje grua e shendoshe e luti Allahun e madheruar qe te binte ne peshe. Pa kaluar viti gruaja humbi gjysmen e peshes, por kjo e coi e semundjen e rende te saj.
Nje histori tjeter: nje vajze e luti Zotin ti dhuronte nje bashkeshort te bukur e te pasur. Dhe keshtu ndodhi, por burri me gjithe pasurine qe e kishte furnizuar Allahu ishte teper koprrac, ndersa bukuria ishte shkak xhelozie qe conte ne grindjen e ciftit, keqtrajtimin e rrahjen e gruas.
Per kete arsye kur te lusim per vetet tona nje gje , le ta lidhim e dijen dhe urtesine e Allahut (nese eshte miresi hajer per mua) ashtu sic lutemi ne namazin e istihares: ” O Zot nese kjo ceshtje eshte hajer per mua ne fene, jeten time..”
Ose si ne nje lutje tjeter: ” O Zot me jep jete aq sa jeta eshte hajer per mua dhe me vdis nese vdekja eshte hajer per mua”.
Kjo nuk perben vetem etike, edukate me Allahun por para se gjithash eshte besim ne dijen e plote, urtesine e Tij qe nuk i fshihet njerezve. Thote Allahu i madheruar: ” (Nukhu) tha: ” O Zoti im, mbeshtetem tek ti per te mos kerkuar gjera, per te cilat nuk kam dijeni. Nese Ti nuk me fal dhe nuk me meshiron, do te jem nga te humburit”. (Suretu Hud, 47)