Besimtari kur lutet për rregullimin e vetes me lutjet e sakta, ndien në vetvete se qëllimet që ai ka pasur për përmirësimin e saj do të kryhen me lejen e Allahut të madhëruar. Më mjafton mua Allahu, askush dhe asgjë nuk e meriton të adhurohetme të drejtë përveç Tij. Tek Ai jam mbështetur dhe Ai është Zoti i Arshit të madh.
Allahu i madhëruar e mësoi profetin e vet (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) që kur ta pengonin njerëzit nga thirrja për islam, të thoshte këtë lutje madhështore. Pra Allahu i madhëruar, Krijuesi i Gjithësisë, Zoti i Arshit madhështor më mjafton mua për çdo gjë.
O Zot, ma qetëso mua kraharorin, dhe m’i lehtëso çështjet, më largo pengesën nga gjuha që të më kuptojnë atë ç’ka them.
Këtë lutje e bëri i dërguari i Allahut, Musa (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kur e dërgoi Zoti i vet për të thirrur në besimin e Vërtetë faraonin.
U lut Musa që Allahu i madhëruarta ndihmonte dhe t’i jepte oratori. Musa kishte Vështirësi në të folur. Allahu i madhëruar iu përgjigj Musës me këto që kërkoi dhe nëse do të kërkonte më shumë do ti jepte.
O Zoti im, më dhuro dituri dhe më radhit me të mirët! Bëj që të përmendem për të mirë te breznitë e ardhshme, dhe më bëj një nga trashëgimtarët e Xhenetit të begatë, dhe mos më turpëro në Ditën, kur do të ringjallen njerëzit. Ibrahimi (Paqja dhe mëshirae Allahut qofshin mbi të)e luti Allahun e madhëruar që t’i jepte dituri dhe ta bënte atë prej të mirëve në dynja dhe në ahiret si dhe të kujtohej gjithmonë për të mirë e të bëhej shembull për të tjerët. Nuk harroi Ibrahimi (Paqja dhemëshira e Allahut qofshin mbi të) që të lutej për xhenetin dhe mos ta turpëronte Allahu përpara të gjitha krijesave Ditën e Gjykimit.
0 Zoti ynë, na jep mëshirë nga ana Jote dhe përgatitna për sjellje të drejtë!
Djelmoshat të cilët u strehuan në shpellë për t’u ruajtur nga populli i tyre zullumqar e lutën Alahun që t’u jepte mëshirë e cila do t’i mbronte prej popullit jobesimtar si dhe t’i bënte prej atyre njerëzve që janë të udhëzuar në punë të mira, e dihet fare mirë që udhëzimi është dhuratë nga Allahu i madhëruar.
0 Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e Vërteta),pasi na ke udhëzuar në rrugëne drejtë, dhe jepna mëshirë prej Teje; Vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh!Kjo është lutja e dijetarëvetë cilët i frikësohen më së shumti Allahut. Ata pasi e njohën të vërtetën frikësohen se mos i anon zemra nga e kota.
O Zot ma shto diturinë. Dijetarët e shkencës së tefsirit thonë se profeti (Paqja dhe mëshirae Allahut qofshin mbi të) e bënte këtë lutje dhe kërkonte dije derisa e dorëzoi shpirtin tek Krijuesi.
0 Zoti im, më shpjer në një hyrje të kënaqur, më nxirr nga një dalje e kënaqur dhe më dhuro nga Ti fuqi, që do të më ndihmojë!
Profeti Muhamed (Paqja dhemëshira (: Allahut qofshin mbi të) e tha këtë lutje kur emigroi nga Meka për në Medine. Kërkoi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) që ta stabilizonte Allahu në një vend të mirë e të begatshëm që të mos gjente në të të këqija dhe mundime. Dalja nga Meka ishte e Vështirë për profetin (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ndaj kërkoi që mos ta harronte atë kurrë dhe t’ia linte përgjithmonë në zemër. Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kërkoi ndihmë dhe fuqi nga Allahu i madhëruar e kjo fuqi Vinte me zbatimin e fesë dhe me gjykimin në Librin e Allahut. Pas kësaj lutjeje, Allahu i madhëruar i përmbushi kërkesat e profetit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) aq sa i vendosi bizantët dhe persët nën sundimin e islamit.
0 Zoti ynë, mos më bëj me popullin zullumqar. Njerëzit të cilët iu barazuan punët e mira me ato të këqijat. Me të Vërtetë punët e këqija i ndaluan që të futen në Xhenet, ndërsa punët e mira i ndihmuan që të mos futen në zjarr. Kur i shohin banorët e zjarrit sesi dënohen thanë: “Thanë, 0 Zoti ynë, mos na bëj nga populli zullumqar.” Allahu i madhëruar i urdhëroi melaiket që t’i fusin në xhenet, sepse Ai vërtet i fali ata.
0 Zoti im, më frymëzo që të jem mirënjohës për mirësitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi, dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur. Më fut (o Zot), me mëshirën Tënde në gjirin e robërve të Tu të devotshëm!
Kjo është lutja e të dërguarit të Allahut, Sulejmanit i cili edhe pse ishte i dërguar kërkonte prej Allahut frymëzim, sukses dhe mirënjohje si dhe nëse vdiste të ishte në shoqërinë e lartë me të dërguarit, të mirët, të sinqertët.
O Zot, më bëj të qëndrueshëm dhe më bëj të udhëzuar dhe udhëzues. (Transmeton Buhariu nr.6333;)
Një lutje të tillë bëri profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) për shokun e tij Xheririn, i cili nuk qëndronte dot mbi kalë kur e dërgoi me misionin e shkatërrimit të një statujee cila adhurohej përveç Allahut të madhëruar. Pasi u lut profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ai u forcua dhe qëndronte shumë mirë mbi kalë dhe i dha Allahu i madhëruar sukses në misionin e ngarkuar.
O Zot, më udhëzo dhe më bëj të godas në shenjë! (Tranmseton Muslimi nr.7086)
Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ia mësoi Ali Ibn Ebi Talibit këtë dua dhe i tha: përkujto, thirr në udhëzimin, në udhëzimin tënd, dhe goditje të saktë të shigjetës.
O Zot unë të lutem Ty për udhëzim, devotshmëri, ndershmëri dhe pasuri. (Transmeton Muslimi nr.7079)
Kjo është një dua shumë e bukur dhe tepër domethënëse Këtu spikatet rëndësia e madhe që ka ndershmëria në islam si dhe pasuria shpirtërore dhe ajo materiale. Këto e bëjnë muslimanin të pavarur nga të tjerët.
O Zot, Ndryshues i zemrave, ktheji zemrat tona vetëm në bindjen ndaj Teje. (Transmeton Muslimi nr.6921)
Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: Zemrat e bijve të Ademit janë midis dy gishtave të Mëshiruesit, si një zemër e vetme. Ai i rrotullon ato si të dojë.
O Zot, unë të lutem Ty për qëndrueshmëri në fe, seriozitet në të Vërtetë. Të lutem që të ma mundësosh falënderimin e mirësive të Tua, dhe të më mundësosh adhurim të mirë. O Zot të lutem të më japësh zemër të shëndoshë dhe gjuhëtëVërtetë. O Zot, mëjep mirësi që Ti i di dhe më ruaj prej të këqijave që Ti i di. Të kërkoj falje për ato që Ti i di. (Transmeton Nesaiu nr.1312)