Allahu i madhëruar i ka premtuar besimtarëve se do t’i përgjigjet lutjes së tyre kur luten fshehurazi për vëllanë e tyre. Kjo është një nxitje nëse Vëllai musliman është i mirë dhe i përmbahet rregullave islame. Gjëja më e dashur që gëzohet besimtari është familja e tij ,ndaj dhe duatë për të nuk reshtin. O Zot, na dhuro ne bashkëshorte dhe pasardhës të mirë që të jenë prehje për sytë tanë dhe na bëj shembull për të devotshmit.
Kjo është lutja e atyre që i ka përshkruar i Madhëruari në Kuran. Ata të cilët kur ecin mbi tokë, ecin të qetë, me seriozitet, me personalitet pa mendjemadhësi.Ata thonë: O Zot, na dhuro ne bashkëshorte dhe pasardhës të mirë që të jenë prehje për sytë tanë dhe na bëj shembull për të devotshmit. Allahu i madhëruar iu përgjigj:[Kuran a=”25-El-Furkan:75″] Pra këta luten që pasardhësit e tyre të jenë prej atyre që e madhërojnë Allahun dhe i binden vetëm Atij. ‘ Hasen El Basrij thotë: Asgjë nuk e bën muslimanin të gëzuar përveçse duke parë fëmijën e tij të bindur ndaj Allahut. Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë në një hadith:“Nëse Vdes i biri i Ademit i ndërpritet puna e tij përveç tri gjërave dhe bpërmendi prej tyre: fëmija i mirë që lutet për të”.
O Zot, mos më lë të vetmuar se Ti je Trashëguesi më i mirë.
Zekerija (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e bëri këtë lutje duke mos dashur që të jetë i vetëm pa fëmijë dhepa trashëgues. Ai e mbylli lutjen e tij me atë që i përshtatet asaj duke lavdëruar Allahun “Dhe Ti je më i miri Trashëgues” dhe Vërtet Allahu iu përgjigj lutjes së tij:[Kuran a=”21-El-Enbija:90″] Gruaja e Zekerias ishte sterile dhe Allahu e bëri që të lindte.
O Zot, më dhuro nga ana jote pasardhës të mirë. Vërtet Ti je Dëgjuesi i lutjes.
Kjo ështëlutja e Zekerisë, por me një formë tjetër. Melaiket erdhën dhe i dhanë sihariqin e mirë për lindjen e Jahjas [Kuran a=”3-Ali-Imran:39″] O Zot, mëdhuro mua pasardhës të mirë. Lutja e babait të pejgamberëve, Ibrahimit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i cili kërkoi pasardhës të mirë, të bindur ndaj Allahut që të mbushnin atë boshllëkun, zbraztirën e lënë nga fisi dhe populli i tij. Erdhi lajmi i mirë:[Kuran a=”37-Es-Saffat:101″] Ky djalë ishte Ismaili (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).
O Zot, më bëj mua dhe pasardhësit e mi prej atyre që falen rregullisht. O Zot ma prano lutjen. 0 Zoti ynë, më fal mua dhe prindërit e mi atë Ditë që do të jepet llogari. Kjo është një nga lutjet e Ibrahimit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Ai kërkonte prej Allahut që ai dhe pasardhësit e tij të ishin pre atyre që e falnin namazin rregullisht dhe sipas normave të caktuara si dhe falje e mëshirë ditën kur çdo njeri do të shpërblehetpër atë që ka vepruar.
O Zot, mëshiroji prindërit e mi, ashtu siç më edukuan mua kur isha i vogël.
Allahu i madhëruar i urdhëron besimtarët që të luten për prindërit e tyre për mëshirë gjatë jetës dhe pas Vdekjes.
0 Zoti im, më frymëzo që të jem mirënjohës për mirësitë që Ti më ke dhënëmua dhe prindërvetë mi, dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur, dhe m’i përmirëso pasardhësit Unë jam penduar tek Ti dhe unëjam prej muslimanëve.
Lutja e Sulejmanit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) është lutje shumë e bukur. Nga kjo lutje kuptohet se personi që mbush të dyzetat duhet ta ripërtërijë teubene tij, si dhe falënderimi është cilësi e lartë e njerëzve të lartë:[Kuran a=”34-Sebe:13″] Për këtë shkak lutja e Sulejmanit është e përsëritur.
O Zot, bashkoji zemrat tona, përmirësoji vetet tona, na udhëzo në rrugën e drejtë, na udhëzo nga errësira për në dritë, na largo nga të këqijat, të dukshmet dhe të padukshmet. O Zot, na begato në të dëgjuarit tanë, në të parët tanë, në zemrat tona, në bashkëshortet tona, në pasardhësit tanë dhe na e prano pendimin, Ti je Shumfalës dhe Mëshirbërës. O Zot, na bëj falënderues, lëvduës dhepranues të mirësive të tua si dhe na i plotëso ato. (Transmeton Ebu Daudi nr.971)
Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ia mësoi shokëve të vet këtë lutje shumëdomethënëse. Ata e zbatuan dhe ua mësuan brezave të tjerë derisa mbërriti edhe tek ne.