Allahu thote ne Kuran: “jetoni e silluni mire me to! Ne qofte se ato nuk ju pelqejne atehere duroni, sepse eshte e mundur qe juve te mos ju pelqeje dicka, por qe Allahu t´ju sjelle nepermjet saj shume te mira” (En-Nisa,19).
I dashuri yne, profeti i Allahut alejhi selam ka keshilluar per sjellje te mire ndaj grave. Vete ai sillej me butesi ndaj tyre, u fliste me fjale te buta, kujdesej per ti puthur grate e veta dhe pinte nga i njejti vend i gotes ku pinte gruaja e tij.
Gruaja ka te drejte te zgjedhe bashkeshortin e saj , mehrin (dhuraten martesore), si dhe te drejten e pergjegjesise dhe edukimit te femijes qe i ka vdekur e ema, te drejten e shkurorezimit nese jeta bashkeshortore nuk eshte e qete. Profeti alejhi selam ka thene: ” Me i miri prej jush eshte ai qe eshte me i mire per familjen e tij dhe une jam me i miri per familjen time”. Gjithashtu ka thene: ” Besimtari me i plote ne besim, eshte ai qe ka moral me te mire dhe qe eshte me i bute me familjen”.