Si do te jene frutat e Xhenetit

Allahu I Madheruar thote ne Kuran: “ E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: “Ky është që me te u ushqyem edhe më parë”. Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë.“ ( El-Bekare, 25)
Sipas komentuesve te Kuranit, thenia “Kete e kemi ngrene me pare” nuk do te thote se ai eshte I njejti ushqim, por I ngjashem me te.
Gjithashtu, Allahu I Madheruar thote ne Kuran: “ …ne kopshtet e Adnit, dyert e te cilit jane te hapura per ta. Aty do te prehen e do te kenaqen me peme dhe pije te llojllojshme.” (Sad, 50-51) Ne nje ajet tjeter thuhet: “ Aty do te kerkojne cfaredo frutash qe do te deshirojne e do te jene te sigurte.” (Duhan, 55) Pra, ata ndihen te sigurte dhe nuk shqetesohen se ato fruta mund te nderpriten ose mos jane te demshme. Ne ajete te tjera kuranore te ngjashme me keto, Allahu I Lartesuar thote: “ Ata do te kene fruta te llojllojshme , te cilet kurre nuk u nderpriten “ (El-Uakia, 32-33), pra ato fruta jane ne cdo kohe dhe nuk jane te ndaluara per kedo qe I deshiron. Po ashtu Zoti I Plotfuqishem thote: “ Keshtu, ai do te kete jete te lumtur, ne nje kopesht te larte, frutat e te cilit do ti kape lehte”.( El-Hakka, 21-22).
Pra, frutat do te jene prane dhe shume afer atyre qe do ti hane ato , te cilet I marrin si te duan, qofshin ne kembe, ulur apo shtrire. Ne nje ajet tjeter thuhet: “ Ata do te kene ne Xhenet nga te gjitha llojet e frutave dhe falje nga Zoti I tyre” (Muhamed, 15).
Theuban ibn Theubani ka transmetuar se Profeti ﷺ ka thene: “ Kur njeriu te marre nje frut nga Xheneti, nje tjeter frut do te zere vendin e tij”.
Transmetohet nga Ebu Musa se I derguari I Allahut ka thene: “ Allahu e zbriti Ademin alejhi selam nga xheneti I mesoi atij punimin e gjithckaje dhe e pajisi ate me fruta te Xhenetit. Pra, frutat tuaja jane prej frutave te Xhenetit, vetem se keto prishen, ndersa ato te Xhenetit nuk prishen”.