Për shkak të përgjegjësive dhe kujdesit që duhet të tregojë burri për familjen, është e domosdoshme që ai të praktikojë të gjitha llojet e punëve të lejuara dhe të ndershme, me qëllim që familjen ta furnizojë me para të pastër. Për këtë arsye ai duhet të praktikojë të gjitha punët dhe profesionet (zanatet) e lejuara nga ana fetare, gjithashtu ai duhet të përpiqet që të kërkojë mjetet e jetesës. Në lidhje me këtë, Allahu thotë: ” …andej ecni nëpër viset e saj” (Surja El-Mulk, 15). Mbi këtë bazë, burri duhet që të mësojë dijet të cilat ia mundësojnë kryerjen e këtyre punëve dhe zanateve. Si rrjedhim, lindin dallimet në llojshmërinë e njohurive të cilat femra i mëson. Burri dhe femra janë të barabartë në kërkimin e dijes e cila është detyrim për ta. Por, të dy ndryshojnë në llojin e njohurisë të cilën e mësojnë, për shkak të ndryshimit të funksionit dhe rolit që ka secili prej tyre në jetë. Femrës i kërkohet që të mësojë cështjet e fesë, madje, ajo duhet të jetë aktive në të, me qellim që të mos jetë viktimë e propagandës tendencioze.
Padyshim, ne kemi si shembull nënën e besimtarëve Aishen (r.a) e cila ka qenë e ditur dhe juriste në fushën e fesë, ajo me dijen dhe moralin e saj, i ka sjellë dobi shoqërisë islame. Padija e femrës bashkëkohore muslimane për fenë, për pozitën dhe të drejtat e saj në Islam, është shkak për dekadencën e moralit të saj aktual. Kështu, ajo iu nënshtrua sloganëve të cilat u bën shkak për rënien dhe shkatërrmin e saj, dhe i braktisi shumë nga të drejtat që i takojnë. Kjo u bë shkak që ajo i la pas dore shumë prej obligimeve të saj. Prandaj femra duhet që të mësojë njohuritë të cilat e ndihmojnë atë në kryerjen e obligimeve të saj familjare dhe edukative; ajo duhet të njohi historinë e popullit të saj, të shkuarën dhe të tashmen e tij, të nhoj ngjarjet që ndodhin në botë, të njohë planet që kurdisen kundër muslimanëve , të njoh gjendjen e shoqërisë e cila ballafaqohet me lufetën psikoöogjike , qëllimi i së cilës është të lëkundë besimin e muslimanëve, të tronditë dhe të copëtojë strukturën e familjes muslimane. Gjithashtu, ajo duhet të njihet me të gjitha zhvillimet e reja shkencore në fushat e ndryshme, me qellim që të ketë mundësi të kujdeset për bashkëshortin dhe fëmijët e saj, të kalojë në harmoni me ta duke i kuptuar problemet e tyre dhe duke qenë pjesëmarrëse në realizimin e aspiratave dhe shpresave të tyre.
Prej gabimeve të mëdha në të cilat kanë rënë shoqëritë islame është se ato përdorin metoda mësimore të njejta si për mashkullin ashtu edhe për femrën duke mos marrë parasysh dallimet që gjenden në funksionet dhe detyrat e tyre. Kështu që, arsimimi i femrës bëhet vetëm me qellim që ajo të punësohet. ” Dija të cilën ti e mëson nuk ka vlerë , nëse nuk punësohesh”.
Ky është një plan i armiqve të Islamit të cilët synojnë që femrat ti braktisin përgjegjësitë bazë në familje , të dalin në punë me qellim që të ekspozohen ndaj rreziqeve. Në këtë mënyrë, shturja përhapet në mesin e shoqërive islame dhe shkatërrimi behët dominues në to. Kjo është ajo që po ndodh tani. Prandaj, femra duhet të punojë në ato profesione të cilat përputhen me funksionet e saj natyrore, dhe janë të domosdoshme për shoqërinë, si mësuesja, mjekimi, përkujdesja ndaj gjinisë femërore dhe ofrimi i shërbimeve shoqërore për to. Me qellim që femra të ketë mundësi të kryejë detyrimet e saj ndaj familjes, është kusht që orët e punës ë saj të mos jenë të barabarta me orët e punës së burrit. Gjithashtu, këto profesione ajo duhet ti ushtrojë larg përzierjes me burrat, dhe nëse në këto profesione shfaqet një lloj përzierje me burrat, ajo duhet të kërkojë me të drejtë distancimin e saj nga kjo përzierje. Shoqëria është përgjegjëse ndaj të drejtave të femrës, dhe në rast se kjo shoqëri nuk i përgjigjet të drejtave të saj , atëherë, femra e ka obligim që ta braktisë punën.