Detyrimet nga lindja e fëmijëve deri në ditën e shtatë

Allahu e ka bërë natyrën e fëmijës që të ushqehet nga gjiri i nënës së tij, në mënyrë që ti forcohen mishrat e dhëmbëve. Vjen tradita profetike dhe e orienton prindin që tia lyej dhe dhëmbët e tij me hurmë arabe. Transmetohet nga Ebi Berede e ky nga Ebi Musai , i cili ka thënë: ” Më lindi një fëmijë dhe e solla atë tek Profeti i ALlahut. Ai e quajti atë Ibrahim dhe ia leu mishin e dhëmbëve me hurma.”
është detyrë e dy prindërve që ti mbrojnë fëmijët e tyre duke u lexuar nga tre herë suret El-Felek, En-Nas, El-Ihlas, dhe një herë ajetin Kursij dhe këtë ta bëje në mengjes darkë, në mënyrë që ti ruajë Allahu nga cdo e keqe.

Gjithashtu, një tjetër detyrë është që të largohen nga adetet e zakonet e kota si: vendosja e hudhrave , vendosja në qafë e Kuranit, e të tjera bestytni, për të cilat disa mendojnë se në këtë mënyrë largojnë të keqen dhe e mbrojnë fëmijën.
Kur fëmija mbush shtatë ditë, prindërit bëjnë akikën për fëmijën. Profeti alejhi selam ka thënë: ” Cdo fëmijë është peng i akikës së tij, theret një bagëti për të në ditën e shtatë, i vendoset emri dhe i qethet koka”.
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) thotë: “Na ka urdhëruar Profeti alejhi selam që të presim dy akika për djemtë dhe një për vajzat “.

Në ditën e shtatë , fëmijës i qethet koka dhe aq sa peshojnë flokët e tij , ndahet sadaka në flori”. Transmetohet se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: ” Bëri Profeti alejhi selam akika për Hasanin dhe tha : “Oj Fatime! Qethja kokën fëmijës dhe peshën e flokëve nxire lëmoshë në flori”. Ata e qethën, ia peshuan dhe e nxorrën peshën e flokëve të tij lëmoshë në flori, vlerë e cila ishte një dirhem apo disa dirhemë.
Po në këtë ditë i vihet emri fëmijës. Duhet pasur parasysh që të vendosen emra të bukur, me kuptim, të lehtë në shqiptim dhe të jenë të përshtatshëm për kohën në të cilën jeton fëmija. Ka thënë Profeti alejhi selam: ” Ju do të thirreni Ditën e Gjykimit me emrat tuaj e me emrat e baballarëve tuaj, ndaj zgjidhini emrat më të mirë e më të bukur“. Vendosja e emrit është një e drejtë që u takon të dy prindërve mirëpo nëse ata bien në mospajtim në këtë cështje, atëherë përparësi i jepet babait.

Gjithashtu, në po të njejtën ditë , fëmija mashkull bëhet synet nëse ia lejon këtë gjë shendeti i tij , e nëse fëmija është i dobët me shëndet, atëherë, pritet derisa ai të forcohet nga ana shëndetësore.
Shumë njerëz sot, e kanë bërë si traditë, duke i bërë synet fëmijët që në ditën e dytë por më e mira dhe më e pëlqyera është të bëhet në ditë e shtatë, sepse edhe Profeti alejhi selam në këtë ditë i ka bërë nipërit e tij Hasnain dhe Hysenin.

Synetllëku është traditë e natyrshmërisë njerëzore. Profeti alejhi selam ka thënë: ” Natyrshmëritë janë pesë : synetllëku, pastrimi i organeve gjenitale, shkurtimi i mustaqeve, prerja e thonjve dhe pastrimi i sqetullave”.