Islami e ka nderuar me vlerë të lartë gruan

Allahu xh.sh. ngriti lart pozitën e femrës dhe i dha të gjitha të drejtat që i takojnë, duke mos bërë në esencë ndonjë dallim ndërmjet gruas dhe burrit, përveçse për nga devotshmëria. Kjo më së miri kuptohet nga ky verset kuranor: “O ju njerëz, Ne ju krijuam nga një mashkull dhe një femër, dhe ju bëmë fise dhe popuj, që të njiheni në mes jush. Vërtet më fisniku nga ju tek Allahu është ai që është më i devotshëm”

Allahu thotë në Kuran: “Jobesimtarët ju penguan t´í afroheni Xhamisë së Shenjtë dhe penguan kafshët për kurban, që të arrinin në vend. Po të mos kishte qënë për disa besimtarë e besimtare ( në Mekë) që ju nuk i njihnit e që mund t´i merrnit nëpër këmbë, duke ju bërë gjynah kundrejt tyre pa e ditur, Allahu do t´ju kishte urdhëruar t´i luftonit ata. Sikur besimtarët të ishin vecuar, Ne do t´i ndëshkonim me dënim të dhembshëm ata ( banorë të Mekës) që nuk besuan. ( El-Fet´h, 25)

Muslimanët, sëbashku me Profetin u nisën për detyrë të re në Mekë. Përpara u dalin “mekasit” dhe i pengojnë, në një kohë kur në Mekë nuk kishin mbetur nga besimtarët më shumë se dymbëdhjetë vetë. Megjithatë, Allahu e nderoi këtë pakicë prej besimtarëve dhe besimtareve, duke i ndaluar muslimanët nga sulmi ndaj qafirëve.

Për shkak të ekzistencës së tyre ne mesin e mosbesimtarëve, u realizua marrëveshja e Hudejbijes dhe forcat e muslimanëve u kthyen në Medine, me qellim që të mos kishte gjakderdhje, sepse gjaku i muslimanit është i shtrenjtë. Nëse muslimanët do të hynin në Mekë me luftë do të binin viktima vëllezërit e tyre, prandaj Profeti zgjodhi alternativën e marrëveshjes duke mbrojtur kështu gjakun e besimtarëve. Profeti ka thënë: “Cdo musliman ndaj një muslimani e ka haram gjakun e tij, pasurinë e tij, nderin e tij”.