Allahu thote: ” Dhe, kur ndonjeri prej tyre merr lajmin e i lindi nje vajze, fytyra i nxihet dhe i mbushet me mjerim. Ai fshihet nga njerezit per shkak te lajmit te keq qe mori dhe s´di a ta mbaje kete femije, pavaresisht poshterimit apo ta varrose ne dhe. Ah! Sa mbrapsht qe gjakojne ata!” ( En-Nehl, 58-59)
Profeti alejhi selam ka keshilluar per kujdesin qe duhet treguar per vajzat, si dhe per gezimin qe duhet te shprehim me lindjen e tyre. eshte obligim per prinderit qe kane mundesi ekonomike te therin nje kurban me rastin e lindjes se vajzes, ndersa per djalin dy kurbane. Gjithashtu , Profeti alejhi selam ka qortuar ate qe e pret lindjen e vajzave me fytyre te zymte , te vrazhde dhe me plot mllef. Po ashtu, Profeti alejhi selam ka treguar per shperblimin e madh qe ka ai qe interesohet dhe kujdeset per vajzen dhe nuk e nencmon ate.
Profeti alejhi selam thote: ” Kush ka vajze, i cili nuk e mbyt ate, nuk e nencmon ate dhe as nuk i jep perparesi djalit me shume se sa asaj , Allahu do ta fuse ate ne Xhenet“. Gjithashtu ka thene: ” Kush i rrit dy ose tri vajza, ose dy, ose tre motra, deri sa ti rregulloje ose te vdese, une me te do te jemi ne Xhenet si keta te dy” dhe beri me shenje dy gishterinjte e tij.