Detyrimet ndaj fëmijëve, që nga mosha e pjekurisë e më pas

Kuptimi i kësaj periudhe kohore është mjaft i rëndësishëm, sepse në këtë periudhë kalohet nga bota e fëmijërsë në botën e pjekurisë dhe e marrjes së përgjegjësisë.
Kjo është mosha e pubertetit, për të cilën njeriu do të merret në llogari për punët dhe veprat e tij, ndaj duhet të përmendim disa ceshtje, të cilat duhet pasur parasysh.
Ruajtja në mospërngjasimin me gjininë tjetër. Profeti alejhi selam i ka mallkuar ata meshkuj që i përngjajnë femrave dhe ato femra që i përngjajnë meshkujve. Në një transmetim thuhet: ” I ka mallkuar Allahu ata burra që i përngjajnë grave dhe ato gra që i përngjajnë burrave”.
Largimi nga përngjasimi me praktikuesit e feve të tjera , qoftë kjo në besimet e tyre, në imitimin e tyre në festat dhe kremtimet e tyre në moralin dhe etikën e tyre që bie ndesh me fenë tonë etj. Profeti alejhi selam ka thënë: ” Nuk është prej nesh ai i cili përngjason me të tjerët (jashtë nesh), mos i përngjasoni cifutëve dhe të krishterëve“.

Ndalesa nga luksi dhe ndalimi nga plotësimi i të gjtha dëshirave të fëmijës, sepse nga shkaqet e hyrjes në zjarr është teprimi në luks, që shpesh herë bëhet shkak për mosnjohjen e së vërtetës.
Largimi nga vende të këqija e të liga si: ambiente muzikore, të lakuriqësisë, ambiente ku përdoren fjalë të fëlliqura , etj.
Ndalimi nga zhveshja dhe heqja e shamisë , si dhe ndalimi i të shikuarit tek ndalesat(haramet).
Kushtimi i një rëndësie të vecantë të ruajtjes së lidhjeve faresinore dhe mëshira e butësia me shtresat e dobëta.
T´u mbarojmë punë njerëzve në nevojë , të vizitojnë të sëmurët, të ruajmë etikën e shëndoshë shoqërore, të tregojmë mirësi ndaj prindërve dhe mëshirë ndaj fëmijëve.
leximi i librave të dobishëm si dhe hulumtimi në faqe të dobishme të internetit. Fëmija që ka arritur pubertetin të mos jetë i vecuar në dhomën e tij, ku të ketë atje kompjuterin, televizorin, telefonin e tij, por ai keto pajisje duhet ti mbajë të përbashkëta me familjen e tij.
Qartësia dhe dialogu në cështje të marrëdhënieve intime , sepse kjo gjë u largon fëmijëve një sërë problemesh.
Në këtë periudhë fëmija i rritur, ka nevojë nga ana jonë për disa cështje të rëndësishme si : kuptimi, dashuria, respekti, besimi dhe lutja.

Mirëkuptimi dhe dashuria jonë ndaj fëmijëve tanë na ndihmon që të kemi një marrëdhënie sa më të mirë e sa më të frytshme me ta. Respekti ynë ndaj fëmijëve tanë na ndihmon që të kemi një marrëdhënie sa më të mirëe sa më të frytshme më ta. Respekti alejhi selam i respektonte si të vegjëlit ashtu edhe të mëdhenjtë, si dhe e vlerësonte cdo person që e rrethonte.
Tallja është nga cështjet , që duhet të mënjanohet , qoftë kjo me ndjenjat e të tjerëve, pamjen e tyre, rrobat e tyre apo shijet e tyre, etj.
Fëmijët tanë kanë nevojë, që të kemi besim tek ata. Prinderit duhet të jenë të vemendshëm e të kujdesshëm kur fëmijët janë të vegjël, dhe të kenë besim tek ata kur rriten e hyjnë në moshën e pjekurisë.
Gjithashtu, lutjet tona për ta duhet të jenë të vazhdueshme ditë e nëte, sepse ata kaë shumë nevojë për lutjet dhe duatë tona.

Një nga mirësitë që na ka dhënë Allahu i Madhërishëm është se i përgjigjet lutjeve tona kur ne lutemi për fëmijët tanë. Profeti alejhi selam na ka ndaluar që të bëjmë dua kundër fëmijëve tanë.
Dashuria e prindërve ndaj fëmijëve të tyre i bën këta fëmijë që të jenë më të përgjegjshëm ndaj prindërve , si dhe i bën më të ndjeshëm pas vdekjes së prindit , gjë e cila i shtyn për të bërë lutje të shumta. Profeti alejhi selam ka thënë: ” Kur vdes i biri Ademit i ndërpriten punët e tij përvec tri gjërave: sadakaja e vazhdueshme, dija nga e cila përfitojnë njerëzit, nëse ka lënë fëmijë të mbarë që luten për të”.
Padyshim se fëmija është xhevahiri më i mirë, që meriton të gjithë vemendjen dhe shpenzimet tona. Fëmijët janë bukuria dhe stolia e kësaj bote. Në përmirësimin e tyre qëndron bukuria dhe lumturia , si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. Me udhëzimin e tyre kënaqen dhe qetësohen sytë tane. Thotë Allahu në Kuranin famëlartë: ” …edhe ata që thonë: ” O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, cështë prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët” (El-Furkan 7)