1) Mbulimi i të gjithë trupit të gruas, sipas mendimit më të saktë.
Disa dijetarë lejojnë zbulimin e fytyrës dhe të duarve me kusht që të sigurohet mosrënia në fitne e saj dhe nga ajo, e kur nuk plotësohen këto kushte nuk lejohet zbulimi i tyre me pajtim të dijetarëve.
2) Të mos jetë mbulesa tërheqëse për meshkujt, sepse All-llahu e ka bërë mbulesën mbulim të bukurive, e jo zbulim të tyre. Ai thotë: [Kuran a=”33-El-Ahzab:33″]
3) Të mos jetë mbulesa e tejdukshme, ngase nuk mundesh të mbulohesh me një send i cili është i tejdukshëm, e nëse vepron kështu ajo bëhet e mbuluar me emër, ndërsa në realitet është e zbuluar. Pejgamberi alejhis-selam thotë:
“Në fundin e ummetit tim do të ketë gra të mbuluara, por të zbuluara. Kokat e tyre do t’i kenë sikur gërbat e deveve. Mallkoni ato, sepse ato do të jenë të mallkuara. Ato nuk do të hynë në Xhennet, e as që do ta ndiejnë erën e tij, kurse era e tij ndihet aq larg!”
Pra, ky është argumenti se veshja e një teshe të tejdukshme konsiderohet si mëkat i madh.
4) Mbulesa duhet të jetë e gjërë, sepse qëllimi i saj është pengimi i fitnes dhe mëshehja e formës së trupit.
Usame ibn Zejdi r.a. thotë: “Pejgamberi alejhis-selam më dhuroi një manto koptijane, të cilën ia kishte dhuruar Dihjetul-Kelbiu, kurse unë ia dhash gruas sime që ta veshë. Një ditë Pejgamberi alejhis-selam më tha: Përse nuk e veshë manton koptijane? I thashë: E veshi gruaja ime. Ai tha: “Urdhëroje që të veshë diçka nën te, se kam frikë mos po ia përshkruan formën e eshtrave të saja.”
5) Të mos jetë mbulesa e parfumosur. Pejgamberi alejhis-selam thotë: “Ajo grua, e cila parfumoset dhe kalon pranë burrave që ta nuhatin erën e saj, ajo është lavire.”
6) Të mos i përngjan veshjes së burrave. Pejgamberi alejhis-selam thotë: “Nuk është prej nesh (nuk është muslimane) gruaja që u përngjan burrave, dhe burri që u përngjan grave.”
Transmetohet nga ebu Hurejre r.a. se ka thënë: “Pejgamberi alejhis-selam e ka mallkuar atë burrë që vesh veshjen e grave dhe atë grua që vesh veshjen e burrave.” Pejgamberi alejhis-selam thotë: “Tre lloj njerëzish nuk do të hynë në Xhennet, e as që do t’i shiqon Allahu në ditën e Kijametit: Ai që nuk i respekton prindërit, gruaja që i përngjan burrit dhe ai që përhap atë që ndodh gjatë marrëdhënieve seksuale.”
7) Të mos i përngjan veshjes së mosbesimtarëve. Pejgamberi alejhis-selam thotë: “Ai që i përngjan një populli, është prej tyre.”
Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amri r.a., i cili ka thënë: “Pejgamberi alejhis-selam pa në mua dy rrobe të verdha dhe tha: Këto janë tesha të jobesimtarëve, mos i vish!”
8) Të mos ketë për qëllim me këtë veshje afirmim në popull. Pejgamberi alejhis-selam thotë: “Kush vesh veshje afirmimi në dunja, Allahu e mposhtë në ditën e Kijametit, e pastaj e shtien në zjarrin e Xhehennemit.”
Në këtë hyn çdo veshje që të dallon prej të tjerëve, pa marrë parasysh a është veshje e shtrenjtë, të cilën e veshë për t’u lavdëruar me pasuri, ose veshjen e leckosur dhe të papastër, duke pasur për qëllim demonstrimin e asketizmit.