Njihet fakti se në kohën e xhahilijetit (injorancës, primitivizmit) njerëzit nuk e kanë mbuluar trupin e tyre, prandaj All-llahu thotë: [Kuran a=”33-El-Ahzab:33″]
Ndërsa Pejgamberi alejhis selam e ka cilësuar thirrjen në injorancë si vepër të urrejtur, nga e cila duhet të largohemi: “Çdo gjë që i përket xhahilijetit është nën këmbët e mia!”
Zhveshja dhe zbulimi i avretit është në natyrën e kafshëve, dhe askush nuk mund të tentojë kah ajo, pos kur bie nga posti njerëzor, nga pozita, të cilën ia ka caktuar All-llahu , pozitë në të cilën natyra e tij kërkon mbulimin dhe mbrojtjen e trupit (nga shiqimet e të tjerëve). Për këtë, thënia se të zbuluarit, amoraliteti është art ose bukuri është argument se natyra e thënësit është ndryshuar dhe është argument për prapambeturinë e këtij personi.
Përparimi i njeriut është ngusht i lidhur me përparimin e tij në mbulimin e trupit. Gjithmonë përparimi dhe civilizimi ka shkaktuar edhe dëshirën për ta mbuluar trupin, kjo njihet nga historia e njerëzimit, ndërsa degjenerimi gjithmonë ka nxitur zhveshjen dhe çregullirat nga aspekti i moralit. Ekzistojnë raste kur kjo manifestohet në një shoqëri të caktuar, paraqiten çregullira aq të mëdha, të cilat bëhen shkaktare që pjesëtarët e saj t’i humbin ndjenjat njerëzore, ndërsa kjo ndikon në shkatërrimin e tërë shoqërisë.