Përgjegjësia jonë fillon që në momentin e zgjedhjes

Feja jonë Madhështore i ka kushtuar rëndësi të vecantë përzgjedhjes së bashkëshortëve, duke kërkuar nga burri që të gjejë bashkëshorte besimtare, sepse imani (besimi) dhe edukata e nënës do të ndikojë në edukimin e fëmijëve. Thotë Allahu në Kuran: [Kuran a=”2-El-Bekare:221″] Ndërsa Profeti alejhi selam ka thënë: ” Gruaja martohet për katër gjëra: për pasurinë e saj, prejardhjen e saj, bukurinë e saj dhe për fenë e saj. Zgjidh fetaren të jesh më i kënaquri (fituari)”.

Gjithashtu ka kërkuar edhe nga vajza të zgjedhë bashkëshort të mirë e besimtar, ashtu si në ajetin e lartpërmendur . Thotë poeti : ” Nëse humb besimi (imani) nuk ka më besë. E nuk ka fe, ai i cili nuk e praktikon fenë”. Besimi është krahasuar me besën (sigurinë), e kjo është gjëja që kanë më së shumti nevojë fëmijët ne një familje. Me të qetësohen zemrat, mbizotëron ë familje siguria dhe harmonia. Nëse të dy bashkëshortët do ti frikësohen Allahut në fshehtësi e në publik, atëherë fëmijët do të jenë të qetë e të gëzuar. Për këtë arsye ka kërkuar Islami tek të dy prindërit besimin dhe praktikimin e fesë, që të formohet e të rritet një familje e fortë dhe e shëndoshë.