Profeti alejhi selam i ka nderuar vajzat e tij, i ndihmonte ato, si dhe zgjodhi per to burra te mire. Kur Profetit alejhi selam i vinte Fatimja, ngrihej per te ne kembe, e mirepriste, e puthte dhe e ulte prane tij. Aishja (Allahu qofte i kenaqur prej saj!) thote: ” Erdhi njehere Fatimja dhe ecja e saj ngjante me ate te profetit alejhi selam. Profeti alejhi selam tha: “ Mire se erdhe bija ime! Dhe e ulte ate ne te djathte, ose ne te majte te tij”.
Ne nje transmetim tjeter thuhet: ” Kur ajo vinte, ai e merrte per dore, e puthte dhe e ulte tek vendi i tij dhe kur ai shkonte tek ajo, ajo ngrihej dhe e ulte ate te vendi i saj”.
Profeti alejhi selam ka thene: ” Fatimja eshte pjese e imja, kush e zemeron ate me ka zemeruar mua”.