Allahu thotë në Kuran: “Kujto kur ëngjëjt thanë:´´ O Merjeme! Allahu të ka zgjedhur, të ka pastruar dhe të ka zgjedhur ty mbi të gjitha gratë e botës”( Ali-Imran,42).
Profeti ﷺ ka thënë: “Gruaja më e mirë e kësaj dynjaje është Merjemja, e bija e Imranit, dhe Hatixhja, e bija e Huvejlidit, Fatimja e bija e Muhamedit dhe Asija gruaja e Faraonit”.
Në disa ajete nga Kurani famëlartë është permendur emri i Merjemes. Allahu e ka ngritur lartë emrin e saj dhe ka qartësuar famën e saj, duke e lavdëruar për veprat e saj. E përmend atë me emrin e saj, duke i dhenë fund kështu traditave të injorances që e kishin për ofendim përmendjen e grave dhe e konsideronin përmendjen e emrit të gruas të turpshëm. E ka përmendur atë pa pseudonim edhe pse ajo është e ëma e Isait (alejhi selam), profet i Allahut.