Duke marrë parasysh përgjegjësite dhe obligimet që ka burri për shpenzimet në familje, Islami nuk ia ka bërë detyrim femrës të punojë jashtë shtëpisë, por i ka kërkuar asaj që të qëndrojë në shtëpi me qellim që ti kryejë detyrimet që ka ndaj familjes , që ti kryejë funksionet e saj natyrale si nënë dhe si bashkëshorte, dhe që të jetë e mbrojtur nga rreziqet e daljes jashtë shtëpisë për punë. Allahu i Madhëruar thotë: [Kuran a=”33-El-Ahzab:33″]
Disa mund të pyesin : Përderisa tani femra del dhe punon plotësisht si burri, dhe është përgjegjëse për shpenzimet në familjen e saj, përse të mos i jepet asaj e drejta e kujdestarisë (autoritetit), dhe përse ajo të mos marrë aq sa pjesa e burrit në trashëgimi? Pikërisht këtë ka kërkuar Emine Said, njëra prej gazetareve të mirënjohura, kur tha; ” Në të vertetë, unë nuk jam e qetë për të drejtat e femrës, vetëm se, nëse ajo barazohet me burrin në trashëgimi”, gjithashtu, ajo ka thënë rreth kujdestarisë: ” Sot, ky autoritet është i paarsyeshëm, sepse ai është i ngritur mbi bazëne vecorive në fushën e kulturës dhe financës, të cilat burri i gëzonte në kohën e shkuar. Përderisa sot, femra mundet të jetë e barabartë me burrrin në të gjitha fushat e jetës, atëherë, ky autoritet është i paarsyeshëm”. Si kundërpërgjigjë ndaj dy pyetjeve të kaluara, dhe ndaj thënieve të Emine Saidit, unë them se : Rregulli është që femra duhet të qëndrojë në shtëpi, kurse burri duhet ti përmbushë kërkesat dhe shpenzimet e saj. Kështu që, Islami nuk e detyron femrën që të dal nga shtëpia për shkak të punës, gjithashtu, ai nuk e detyron atë që të shpenzojë për familjen e saj, por i ka kërkuar asaj që të qëndrojë në shtëpi, kurse burrin e ka obliguar që të shpënzojë për të, edhe nëse ai është baba ose bashkëshort ose bir ose vëlla.
Kështu, nëse femra e thyen këtë rregull fetar dhe e neglizhon të drejtën e saj fetare atëherë, përgjegjësia bie mbi të, si shkak i gabimit të saj. Islami nuk ia privon burrit të drejtat e dhëna meqë gruaja heq dorë nga të drejtat e saj.