Duhet që ne ti kuptojmë fëmijët tanë, të njohim personalitetin e tyre, të kuptojmë dëshirat dhe manitë e tyre. Fëmijët nuk janë kopje e njëri tjetrit dhe as nuk janë kopja jonë.
Cdonjëri prej tyre ka personalitetin e tyre dhe të vecantat e veta . Ka thënë Omer bin Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) : ” Mos i urreni fëmijët tuaj, nëse nuk janë në gjurmët tuaja, sepse ata kanë lindur dhe jetuar në një kohë tjetër nga e juaja”.
Ka thënë Ibn El Kajim: ” Mos ia vështirësoni të rinjve pasi të rriten nga ajo që bie në kundërshtim me natyrshmërinë e tyre”.
Duhet të ëndrojmë me ta , të punojmë në edukimin e tyre, të bashkëpunojmë në mirësi me ta, si dhe të mos i nëncmojmë , të mos i godasim, të mos i mbingarkojmë me rregulla të shumta, që nuk mund ti përballojnë, sepse mbingarkimi rrit një brez me personalitet të dobët, i cili bie shpejt në duart e tjetrit.
Fëmijët tanë kanë nevojë për shokët e tyre, ndaj ne duhet t´u tregojmë atyre rrugën që të gjejnë shokë të sinqertë, të mirë, larg ligësive dhe vendeve te fëlliqura. T´i mësojmë që ta mbushin kohën e lirë me gjëra të dobishme dhe përfituese. Ka thënë Profeti alejhi selam: ” Dy mirësi janë që shumë njerëz nuk përfitojnë prej tyre: shendeti dhe koha e lire”.
Duhet tu mësojmë e tua shfaqim atyre dashurinë që kemi për ta. Të gjithë prindërit pa përjashtim i duan fëmijët e tyre, por janë të pakët ata, të cilët ia shfaqin këtë dashuri. Kalojnë vitee vite derisa vjen një ditë , ku fëmija dëgjon nga prindërit e tij fjalën “dashuri”. Ndodh që fëmija të rritet pa kujdesin e prindërve të tij, por jo pa dashurinë e tyre, ndaj duhet që prindërit gjithmonë tjua shprehin dashurinë fëmijëve të tyre.
Me fjalën dashuri, këtu kemi për qellim, që fëmija të edukohet me dashurinë ndaj prindërve, vëllezërve, motrave, shokëve e shoqëve, farefisin , si dhe me mbarë njerëzit e tjerë, por mbi të gjitha me dashurinë për Allahun dhe Profetin alejhi selam , dashurinë ndaj Kuranit, mësimin e leximin e tij që në vegjëli. Mësimi i Kuranit është më i lehtë në moshën tre vjecare, ndërsa si kohë , në mëngjes herët.
Historitë e përmendura në Kuran ofrojnë mënyrat më të rëndësishme në edukim, dhe jo vetëm për fëmijët.