Ftesa për burrin dhe gruan që të ulin shikimin, të ruajnë nderin, dhe ftesa për gruan që të veshë mbulesën

Dallimi midis burrit dhe gruas në funksionet dhe detyrat e tyre është rezultat i saj që ALlahu e ka bërë burrin që ti shkojë pas femrës, dhe ta kërkojë atë, dërisa femrën e ka bërë joshëse dhe tërheqëse për të. Për këtë arsye, Allahu ia ka bërë detyrim femrës mbulesën si mburojë ndaj ngacmimeve joshëse. Kështu, femra nuk ia zbulon bukurinë e saj vetëm se bashkëshortit të saj, i cili është i vetmi që ka të drejtë të shikojë bukurinë e saj. Gjithashtu, Allahu e ka obliguar burrin që të kujdeset dhe të mbrojë femrën. Kjo është prej obligimeve të kujdestarisë me qellim që ajo të mos bëhet subjekt i shikimeve të burrave. Mbulesa është bërë detyrim për femrën me qellim që të mbrohet dhe të mos cënohet nderi dhe dinjiteti i saj. Thotë ALlahu i Lartësuar: ” O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët “, (Surja: El-Ahzab, 59).Burrit dhe gruas i kërkohet që të ulin shikimin dhe të ruajnë nderin. Në lidhje me këtë Allahu i Madhëruar thotë: ” Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata “, “Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre…” (Surja En-Nur, 30-31).

Në këtë ajet duket qartë se burrit dhe gruas i kërkohet që të ulin shikimet dhe ta ruajnë nderin. Për arsye të forcës tërheqëse që ka femra ndaj mashkullit, asaj i është kërkuar si detyrë që të mbulojë trupin dhe të mos të shfaqë bukurinë (dnmth. pjesët e trupit) e saj personave të huaj , me qellim që të mos ngacmojë epshin.
Atëherë, qellimi i mbulesës është ulja e shikimit, ruajtja dhe mbrojtja e nderit të femrës nga imoraliteti, mbrojtja e bukurisë dhe kujdesi për virtytet e saj. Mbulesa nuk është me detyrim dhe as nuk konsiderohet izolim për femrën , sic e përshkruajnë atë armiqtë e Islamit të vetëquajturit përkrahësit e femrës. Mbulesa për femrën, kurrë nuk është izolim dhe detyrim me forcë, por ajo është simbol i clirimit të saj prej skllavërimit dhe abuzimit me trupin e saj. Femra muslimane, e cila ka marrë mbulesën si mburojë është e lirë të shprehë opinionin e saj, ajo mundet të marrë pjesë në diskutimin dhe zgjidhjen e problemeve që lidhen me shoqërinë në përgjithësi , dhe me femrën në vecanti , pa u bërë subjekt i poshtërimit dhe imoralitetit. Pra, të gjithë e vlerësojnë mendimin e saj, për shkak të diturisë, mencurisë dhe të vlerës shkencore që ka, e jo për shkak të bukurisë dhe robërimit ndaj saj. Ky është kulmi i respektimit të femrës në përgjithësi.