Allahu i Lartësuar e ka nderuar njeriun: ” Ne i nderuam bijtë e Ademit“, duke e bërë origjinën e tij prind: ” O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre dyve krijoi shumë meshkuj dhe femra. Frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit përbetoheni dhe ruani lidhjet farefisnore, se vertetë Allahu është mbikqyrës mbi ju”.
Asgjë nuk e lidh njeriun në këtë botë ashtu sic e lidh me prindërit e tij. Ata janë përgjegjës dhe kujdestarë të fëmijës , kur ai është i vogël dhe i pafuqishëm. Ndërsa kur fëmija arrin të kuptojë, është përgjegjës për bindjen ndaj prindërve të tij. Kjo është një përgjegjësi e madhe, që fillon me lidhjen e prindërve me njëri-tjetrin. Profeti alejhi selam ka inkurajuar prindërit për të pasur sa më shumë fëmijë dhe e ka bërë prej synetit të tij martesën. Thotë Profeti alejhi selam: ” Martohuni me gra të dashura dhe që lindin, sepse unë do të krenohem me shumimin tuaj në ditën e Gjykimit”.
Tranmetohet gjithashtu nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) se Profeti alejhi selam ka thënë: ” Martesa është prej sunetit (traditës) tim, kushdo që nuk punon me sunetin tim, nuk është prej meje, martohuni sepse unë do të krenohem me shumimin tuaj ndër mbarë popujt”.