Daudi Alejhi Selam

Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: [Kuran a=”38-Sad:17″]
Emri i tij në Kuran është përmendur 16 herë. Armiqtë e tij ai i luftoi në zonën “Esdud”. Mbretëria e tij arriti nga Ijlja (Akabe) deri në lumin e Furatit (Irak).
Ndërroi jetë në Bejtul Makdis (Palestinë). Varri i tij është mbi mal , në të djathtën Bejtul Makdis në Remle, pas Ebu Gush.
Ai kishte shtatë vëllezër dhe ishte më i vogli i tyre. Ishtë Profet dhe pejgamber. U dërgua tek Benu Israilët, pas Musait Alejhi selam.
Ai ishte i martuar dhe nga fëmijët është përmendur vetëm Sulëjmani alejhi selam. Allahu i Lartësuar thotë: [Kuran a=”38-Sad:30″]
Ka qënë bari idhënve, pastaj udhëheqës ushtrie e pastaj mbret madhështor. Allahu i Lartësuar thotë: ” Ne ia forcuam mbetërinë dhe i dhamë mencuri e dijeni për të gjykuar”.
Pra , e bëmë atë një mbret të vertëtë me të gjitha gjërat e nevojshme për një mbret. Ai punoi si farkëtar edhe pse ishte mbret.
Allahu i kishte dhënë bukuri dhe vezullim, ishte i bardhë dhe nga profetët më rrezatues të Allahut. Ka qënë i shkurtër. Njihte gjuhën e shpendëve. Dijetar dhe dijetarët e kohës , në fushat e fesë dhe të Dynjasë. Ishte i drejtë dhe dallohej për aftësinë që kishte për të gjykuar mes njerëzve. Allahu i lartësuar thotë:[Kuran a=”38-Sad:20″].
Ka qënë gjykatës i drejtë. Allahu i Latësuar thotë: [Kuran a=”38-Sad:26″]
Kishte zë shumë të bukur, aq sa kafshët mblidheshin reth tij dhe shpendët qëndronin në ajër. Allahu i Larësuar thotë: [Kuran a=”38-Sad:19″]. Domethëne qëndronin të bashkuara në ajër dhe bënin tesbih (madhërim për Zotin) pas tij.
Ishte adhurues i madh, i qëndrueshëm në fe dhe i vendosur në besim.
* Ai agjëronte një ditë po dhe një ditë jo, dhe ky është agjërimi më i dashur tëk Allahu.
* Në disa raste , gjatë përmendjes së Allahut (dhikri) heshte dhe atë ia plotësonin malet. Allahu i Lartësuar thotë:[Kuran a=”38-Sad:18″]. Pra, malet bënin tesbih nga lindja e diellit deri në fundin e ditës.
* I donte kafshët, i ushqente dhe i mjekonte kur sëmureshin.
* Nuk ishte e nevojshme që hekurin ta fuste në zjarr apo ta godiste me cekan për ta zbutur , por e përthyente si të ishte pe.
* E lexonte Zeburin me 70 zëra.
* Kur falej natën qante dhe bashkë me të qante cdo gje.
* Në kohën e tij ka pasur shumë luftëra, por në cdo luftë që merrte pjesë fitonte.
* Në gjuajtjen me hobe ka qënë më i miri ndër njerëz.
* është i pari, i cili krijoi parzmoret e luftës. Ato ishin aq të gjata sa mbulonin gjithë trupin.
* Ushqehej vetëm me punën e tij (farkëtar) edhe pse ishte mbret.
* Bënte shumë tesbih.
* Një të tretën e natës falej dhe flinte një të gjashtën e saj. Ky është namazi me i dashur tek Allahu.
* Armiqtë frikësoheshin shumë prej tij dhe mbretërisë së tij. Ishte njeri plot dinjitet.
* Ai filloi të ndërtonte Bejtul Makdis (Xhaminë Aksa) , por nuk e përfundoi atë.
Mrekullitë:
* Njihte gjuhën e shpendëve dhe të kafshëve
* Bashkë me të benin tesbih malet dhe kafshët.
* Allahu ia zbuti hekurin
Vështirësitë:
* U përpoqën ta vrisnin
* E akuzuan për imoralitet
* Në kohën e tij ka pasur shumë luftëra, por ai ishte luftëtar i patrembur.