Profeti alejhi selam dhe kafshët

* Kur Profeti alejhi selam kishte nevojë për ndonjë nga shokët e tij , ai dërgonte gomarin e tij (Afirin), i cili trokiste me kokë në derën e shtëpisë së shokut të tij. Kur shoku i Profetit alejhi selam hapte derën e shtëpisë  dhe shikonte gomarin, kuptonte se Profeti alejhi selam e kërkonte atë. Kështu që , ai nisej bashkë me gomarin për tek profeti alejhi selam.

* Një herë , Profeti alejhi selam hyri në një kopsht dhe atij iu afrua një deve, të cilës i rridhnin lot nga sytë. Atëherë, profeti alejhi selam ia fshiu lotët, e fërkoi mbrapa veshëve dhe ajo u qetësua. Kur erdhi i zoti i devesë, profeti alejhi selam i tha: ” A nuk i frikësohesh Allahut për këtë kafshë? Ajo mu ankua se ti e lodh dhe nuk i jep ushqim të mjaftueshëm.

* Kur ishte duke kaluar me ushtrinë, Profeti alejhi selam pa një qenushe , e cila po ushqente të vegjlit e saj. Atëherë, ai  urdhëroi njërin nga shokët e tij qe të kujdesej për qenushën dhe këlyshët e saj me qellim që të mos trëmbeshin nga kalimi i ndonjë ushtari  aty pranë.

* Profeti alejhi selam vendoste enë me ujë , me qellim që macja të pinte në të.

* Profeti alejhi selam, i respektonte kohët e pushimit të shpendëve, dhe u thoshte shokëve  të tij: ” Mos i shqetësoni shpendët në folenë e tyre natën, sepse nata është mbrojtjedhe siguri për ta“.

* Kur Profeti alejhi selam shkkoi për të kryer nevojën personale, ai i dha një pemë:” Më shoqëro mua ,  me lejen e Allahut”. Pema e shoqëroi atë . Pastaj Profeti alejhi selam i tha një peme tjetër:” Më shoqëro mua, me lejen e Allahut“.Pema e shoqëroi atë. Pasi arriti në vendin e përshtatshëm, profeti alejhi selam  u tha atyre: ” Bashkohuni dhe më mbuloni , me lejen e Allahun“. Pasi mbaroi, pemët u larguan cdonjëra për në vendin e saj.

* Një gur në Mekë e përshendeste Profetin alejhi selam para se ai të behej Profet.