Profeti alejhi selam dhe ilahitë

* Profeti alejhi selam  i thoshte Abdullah bin Rehavasë (r.a) zbrit dhe lëvize karvanin, ndërsa, ai vetë  filloi të këndonte ilahi.

* Kyr hyri fitimtar në Mekë, profeti alejhi selam dëgjonte ilahinë e Abdullah bin Rahavas (Allahu qoftë i kënaqur me të).

* Kur kendonte Ibn En´xheshe (Allahu qoftë i kënaqur me të), devetë shpejtonin ecjen. Atëherë, Profeti alejhi selam buzagaz i thotë: ” O En´xheshë, tregohu i butë me “kauariret” dmth me gratë“.  Profeti alejhi selam, në mënyrë figurative, i ka krahasuar të tilla gra, të cilat kur udhëtojnë qëndrojnë brenda tëndës që vendoset mbi kurrizin e devesë, me vazot e qelqit, të cilat, nëse lëkunden, thyhen.

* Kur Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të) hyri tek e bija e tij Aishja (r.a) pa dy vajza medinase duke kënduar e duke  rënë efit, ndërkohë që Profeti alejhi selam ishte shtrirë dhe mbuluar me rrobën e tij. Kur Ebu Bekri e qortoi vajzën e tij, Profeti alejhi selam e zbuloi kokën dhe  i tha: ” O Ebu Bekër! Lri këto, sepse këto janë ditët e festës.”