Haxhi ka kuptimin e të synuarit, të orientuarit. Haxh quhet të vizituari e një numri vendesh të ckatuara brenda një hapësire kohe të caktuar, sipas disa rregullave të caktuara; cka pohohet se përkon , në ditë të caktuara të vitit, pas hyrjes ne ihram me nijetin e kryerjes së Haxhit, me të ndalurit në Arafat dhe me kryerjen e tavafit në Qabe. Ihrami është kusht i Haxhit, ndërsa të ndalurit dhe tavafi janë ruknet (shtyllat) e tij.
Riteve që kryhen ne Haxh, me nje shprehje te pergjithshme, u thuhet “Menasik”, ndërsa ai që e zbaton këtë ritual quhet “haxhi”. Haxhi, si një ndër pesë kushtet themelore te Islamit, është aktuar si farz në vitin e 9 të Hixhretit. Të qënurit e haxhit farz është bërë i ditur në Kur´anin Fisnik dhe ne sunet. Në lidhje me këtë konkludim, muslimanët janë në një mendje (ixhma).
Në Kuran është urdhëruar e thënë: ” Vizita e Shtëpisë së Allahut, për këdo që ka mundësi, është e drejtë e Allahut ndaj tij”. (Ali Imran 3/97)
Profeti ynë ﷺ në një hadith na ka urdhëruar:” Pa dyshim Allahu jua ka bere detyrim haxhin, ndaj kryejeni ate”. (Muslimi)
Ndërsa në një hadith tjetër pohon: ” Islami ngrihet mbi pesë shtylla. Këto janë : Të dëshmosh se nuk ka Zot tjetër përvec Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, të falësh namazin, të mbash agjërim, te japesh zekatin dhe te kryesh haxhin.” Kështu, Profeti e ka cilësuar Haxhin si një ndër pesë shtyllat, kushtet themelore të Islamit dhe ka treguar personalisht në mënyrë praktike si duhet bërë ai.
Kur Profeti ynë ﷺ u bëri të ditur sahabëve fisnik bërjen farz të haxhit, njëri prej tyre pyeti: “Cdo Vit?” Profeti heshti. Kur kjo pyetje iu be tri herë, ai u përgjigj: ” Nese do te thoja po, haxhi do të behëj i detyruar per cdo vit dhe ju për këtë nuk do të kishit mundësi”. (Muslimi)
Në transmetimin e këtij hadithi përmes IbnAbasi (r.a) në fund të rivajetit shtohet kjo shprehje: “Për këdo që kryen më shumë se një haxh, kjo është nafile.”(Ibn Hanbel)
Cdo musliman, qoftë burrë apo grua, që plotëson kushtet përkatëse, pra që ka mundësitë shëndetësore dhe financiare për të kryer haxhin, të paktën një herë në jetën e tij duhet ta cojë në vend këtë detyrim. Riti i haxhit, sapo të krijohen mundësitë duhet të përmbushet pa vonesë. Cdo musliman që e ka kryer haxhin një herë në jetën e tij , llogaritet ta ketë kryer këtë detyrim. Kryerja e haxhit pa u vonuar, krahas ajeteve përkatëse, që shërbejnë si argument theksohet edhe prej këtyre haditheve: “Nxitoni të shkoni në haxh, sepse askush prej jush nuk mund ta dijë se kur mund ti vijë vdekja”.
Rituali i haxhit në formën e tij të njohur, është një ibadet që na mbërrin që nga koha e Ibrahimit alejhi selam. Kurani Fisnik, në ajetet 22/27-28 të sures “Haxh”, bën fjalë për haxhin e Ibrahimit, për thirrjen e drejtuar prej tij njerëzve për të marrë pjesë në haxh, për historinë e Qabesë e të riteve te haxhit.