Pse e lexojmë Kur’anin e madhëruar?

Kur’ani lexohet për t’u kuptuar dhe për t’u udhëhequr me të. Allahu thotë: “(Kur’ani) Libër i begatshëm, ne ta shpallëm ty këtë, që njerëzit t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad: 29)

Kur’ani është litar i fortë i Allahut, është përkujtues i urtë, është rrugë e drejtë, është libër prej të cilit nuk mund të të largojnë epshet nga rruga e drejtë nëse udhëzohesh nga ai, nuk është i rëndë për ta lexuar, nuk harxhohen mrekullitë e tij, nuk ngopen nga ky libër dijetarët, kush flet me të thotë të vërtetën, kush vepron me të shpërblehet, kush gjykon me të gjykon drejt, kush thërret në të udhëzohet në rrugë të drejtë, është libër që kur e kanë dëgjuar xhinët kanë thënë, ‘kemi dëgjuar një Kur’an që mahnit’ (Xhinn: 1).