Kush është muslimani më i mirë?

Abdullah ibn Amër (radijallahu anhu) përcjellë se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Musliman është ai që muslimanët e tjerë janë të qetë prej dorës dhe gjuhës së tij.” (Buhariu)
E transmeton edhe imam Muslimi në “Sahihun” e tij (64) me tekstin: “Një burrë e pyeti të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem): ‘Kush është muslimani më i mirë?’ – I Dërguari (salallahu alejhi ue selem) iu përgjigj: ‘Ai që muslimanët e tjerë janë të qetë prej dorës dhe gjuhës së tij’.” Muslimi në hadithin nr. 65 nga Xhabiri, sipas tekstit të parë të Abdullah ibn Amrit (radijallahu anhu) që e përmendëm te Buhariu më lart.
El Hafidh ibni Haxher, në komentin e këtij hadithi ka thënë: “Hadithi ka gjykim të përgjithshëm për gjuhën, jo dorën. Se gjuha mund të flasë keq për të vdekurit, të gjallët dhe për ata që do të vijnë, ndryshe nga dora. Edhe dora mund të ketë gjynah si gjuha kur ajo shkruan keq për të tjerët e në këtë rast edhe dora përfshihet në gjithçka që u përmend më sipër, e pa dyshim dëmi i dorës është i madh.”